Zyra e Rregullatorit të Energjisë njofton se gjatë ditës së martë do të bëjë shqyrtimin e propozimit të tarifave për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Sipas ZRRE-së, nga gjashtë pikat e takimit, do të bëjë shqyrtimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO.
“Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 08.02.2022, ora 11:00, do të mbahet seanca e katërt (IV) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite: Miratimi i Rendit të Ditës; Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022; dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu në një konferencë për media ka thënë se do të ketë vendosje të tarifave të reja.
“Për sa i përket raporteve, sot do t’i publikojmë. Ndryshimi esencial është se ne kemi marr për bazë edhe kostot aktuale të muajit janar. Në vlerësimin e para ka qenë parashikim për muajin janar. Kemi diferencë të madhe në atë që kemi parashikuar dhe në atë të realizuara, ku në realitet kostot e muajit janar kanë qenë më të mëdha. Gjatë mbledhjes së ardhshme do të diskutohen, realisht do të miratohen tarifat edhe për furnizuesit edhe për OSSH-në dhe për OST-në”, ka njoftuar Fejzullahu.
Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRRE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kujtojmë se ZRRE-ja në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600kWh energji elektrike në muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City