LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i tarifave të rrymës, Fejzullahu nga ZRRE: Kemi diferencë të madhe në atë që kemi parashikuar

Miratimi i tarifave të rrymës, Fejzullahu nga ZRRE: Kemi diferencë të madhe në atë që kemi parashikuar

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka thënë se është diferencë e madhe në parashikimet e bëra në raportin konsultativ ku propozohej shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Fejzullahu në një konferencë për medie, ka theksuar se gjatë mbledhjes së ardhshme do të miratohen tarifat e reja.


“Për sa i përket raporteve, sot do t’i publikojmë. Ndryshimi esencial është se ne kemi marr për bazë edhe kostot aktuale të muajit janar. Në vlerësimin e para ka qenë parashikim për muajin janar. Kemi diferencë të madhe në atë që kemi parashikuar dhe në atë të realizuara, ku në realitet kostot e muajit janar kanë qenë më të mëdha”, tha Fejzullahu, përcjell Telegrafi.

Propozimi i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës – sa pritet të rritet çmimi i faturave të energjisë?
Lexo po ashtu Propozimi i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës – sa pritet të rritet çmimi i faturave të energjisë?

“Gjatë mbledhjes së ardhshme do të diskutohen, realisht do të miratohen tarifat edhe për furnizuesit edhe për OSSH-në dhe për OST-në”, shton ai.

Ditë më parë, ZRRE në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600kËh energji elektrike në muaj. /Telegrafi/