LAJMI I FUNDIT:

Bastien Toma debuton me gol në fitoren e thellë te St. Gallenit në udhëtim te Lausanne

Bastien Toma debuton me gol në fitoren e thellë te St. Gallenit në udhëtim te Lausanne
(Foto: Facebook/FC St.Gallen 1879)

Bastien Toma ishte njëri nga golashënuesit e St. Gallenit në fitoren e thellë prej 5-1 në udhëtimin te Lausanne në Stade de la Tuiliere.

Mesfushori shqiptar u transferua te ekipi zviceran vetëm para disa ditësh nga Genku dhe tashmë është bërë protagonist.


Ai u inkuadrua në lojë nga banka rezervë në minutën e 60-të në vend të Alexandre Jankewitz.

Mirëpo, u sigurua që emri i tij të regjistrohej në listën e golashënuesve dhe këtë e arriti në minutat shtesë (90+2).

Zyrtare: Bastien Toma transferohet te St Gallen
Lexo po ashtu Zyrtare: Bastien Toma transferohet te St Gallen

St. Galleni ka arkëtuar 19 pikë nga po aq xhiro të zhvilluar dhe ndodhet mbi zonën e rrezikut me një diferencë prej shtatë pikësh. /Telegrafi/