LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse Kulusevski është zgjidhja për dy pozita problematike të Milanit

Arsyeja pse Kulusevski është zgjidhja për dy pozita problematike të Milanit
(Foto: Instagram/dejan.k10)

Ndërkohë që Juventusi nuk e di se çfarë të bëjë me të, Dejan Kulusevski do të ishte një transferim ideal për Milanin, sepse mund të shkëlqejë edhe si anësor i djathtë, edhe prapa sulmuesve për ta zëvendësuar Brahim Diazin.

Njoftimet e fundit thonë se Bianconerët ua kanë propozuar anësorin Rossonerëve, edhe pse shumëçka do të varet nëse kuqezinjtë do ta pranojnë marrëveshjen e huazimit me obligim blerjeje.


Zonja e Vjetër ka shpenzuar 35 milionë euro për transferimin e Kulusevskit nga Atalanta, mirëpo bardhezinjtë nuk kanë arritur të nxjerrin më të mirën nga ai, njësoj sikurse edhe nga Federico Bernardeschi.

(Foto: Instagram/dejan.k10)

21-vjeçari ka luajtur në sisteme të ndryshme taktike te Juve, ndërsa kur luante te Parma, ka luajtur si anësor i djathtë. Në këtë pozitë do ta baraspeshonte dominimin e anës së majtë, ku luajnë Rafael Leao e Theo Hernandez.

Refuzoi Evertonin, Juventusi mund ta huazojë Kulusevskin te Milani
Lexo po ashtu Refuzoi Evertonin, Juventusi mund ta huazojë Kulusevskin te Milani

Kulusevski e ka thënë vazhdimisht se pozita e tij e preferuara është ‘trekuartist’ – në mes prapa dy sulmuesve – një rol ku duket se askush nuk po përpiqet ta shfrytëzojë.

Meqenëse Brahim Diaz ka rënë shumë në formë këtë edicion, Milani ka nevojë për kreativitet dhe ritëm në fazën ofensive, suedezi mund të ofrojë freski në këtë aspekt.

Po ashtu, ai mund t’i shërbente bashkëkombësit të tij, Zlatan Ibrahimovic dhe të jetë shumë më i paparashikueshëm se spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori