LAJMI I FUNDIT:

Mësimet që mund të merren nga kriza greke dhe nga fitorja e populistëve të Syriza-s

Mësimet që mund të merren nga kriza greke dhe nga fitorja e populistëve të Syriza-s

Me sugjerimin e mikut tim Agron Halitaj, e pash filmin e fundit të regjisorit të njohur grek Costa Gavras, “Adults in the Room”, që e trajton fitoren e të majtës radikale në Greqi – të Syriza-s, më 2015. Syriza formohet më 2004, ndërsa më 2012 regjistrohet si parti politike. Ngritja e shpejtë në pushtet ndërlidhet me krizën e borxhit grek, duke fajësuar për çdo dështim rivalët, si dhe BE-në, me deklaratat se janë shpresa e vetme që do t’ia kthejë mirëqenien e nderin Greqisë.

Premtimi kryesor i Syriza-s ishte se do ta nxjerrin vendin nga kriza duke e ndryshuar Memorandumin e Mirëkuptimit të imponuar nga Trojka evropiane – Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – e të nënshkruar nga qeveria paraprake. Sipas tyre, të tjerët u ranë si deshën daulleve e grekët kërcyen, porse tash e tutje janë grekët që do t’u bien daulleve e të tjerët do ta ndjekin vallen e tyre. Ata madje premtonin se nuk do ta paguajnë borxhin dhe se do ta detyrojnë BE-në të japë kompensime, sepse, sipas deklaratave të tyre populiste, është BE-ja ajo që e krijoi borxhin e 320 miliardë eurove për të shpëtuar bankat e tyre në kurriz të popullit grek. Premtimi tjetër ishte shkatërrimi i korrupsionit dhe oligarkisë që po i përvetëson të mirat e popullit në kohë krize.


Por, programi partiak ndryshoi menjëherë kur shkuan në qeveri. Vendi u fut në krizë edhe më të madhe. Duke fajësuar ende të gjithë ata që ishin para, si mënyra më e lehtë për ta amnistuar veten për paaftësinë për t’i ndryshuar gjërat, kryeministri i vendit nga radhët e Syriza-s, Alexis Tsipras, kërkon referendum – mendimin e popullit, në emër të të cilit gjithmonë thirrej. Populli foli: 61 për qind votuan kundër memorandumit, por Tsipras e shkeli vullnetin e tyre dhe premtimet e veta. I thotë po marrëveshjes së Trojkës.

“Evropa do ta shohë se kush jemi”, thanë nga partia që refuzonte kravatat, menjëherë pas fitores. Por, se sa ishin të gatshëm të udhëheqin shtetin pas gjithë atyre premtimeve të mëdha, e dëshmon ky dialog në fillim të filmit, kur Syriza mëson se i fitoi zgjedhjet. “E tash, çfarë do të bëjmë?”, pyet njëri liderin. “Një qeveri me aleatët për ta ndryshuar vendin”, thotë Tsipras. “E, me cilët aleatë?”, reagon ministri i ardhshëm i Financave, Yanis Varoufakis.

“Ata që shohin vetëm në të kaluarën ashiqare do ta humbin të ardhmen”, ka thënë presidenti amerikan, John Kennedy. Prandaj, Syriza më nuk është në pushtet.

Në trend Kultura

Më shumë
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
KOHA

KOHA

Poezi
Duke vrarë miza

Duke vrarë miza

Fjala+
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Kulture
Kalo në kategori