Instituti i Statistikave i Shqipërisë njofton se gjatë vitit të kaluar eksportet me Kosovën kanë shënuar rritje.
Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe janë Italia me 26.1 për qind, Kosova me 43.6 për qind dhe Spanja me 42 për qind.
Nga grupi i mallrave, eksportet drejt Kosovës janë rritur në ushqim, pije duhan, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, produkte kimike dhe plastike, lëkurë dhe artikuj prej lëkure, prodhime druri dhe letre, tekstile dhe këpucë, materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.
Ndërsa, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Ukraina me 14.7 për qind dhe Rusia me 49.3 për qind.
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, për vitin 2021, me vendet e BE-së zënë 60 për qind të gjithë tregtisë.
Nga raportet e publikuara mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.2 për qind të vlerës dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54.4 për qind.
Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia me 29.9 për qind, Turqia me 7.8 për qind, Greqia me 7.3 për qind dhe Gjermania me 6.4 për qind.
Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 27.9 për qind dhe Turqia me 48.6 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit