LAJMI I FUNDIT:

Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet

Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sot nuk ka vend për festë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Tahiri ka thënë se punëtorët në Kosovë kanë paga të ulta, trajtim që ua shkel dinjitetin dhe mundësi të pakta.


Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen.

“Sot është 1 maji dita e punëtorit, por nuk ka vend për festë. Paga të ulta, trajtim që shkel dinjitetin, standard në rënie, mundësi përtokë! Qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/