Kohët e fundit ai festoi Vitin e Ri me një mori miqsh të listës A në një festë të mbushur me yje në St. Barts.
Dhe Leonardo DiCaprio kishte për qëllim pushimin dhe relaksimin, teksa u pa të merrte rreze dielli në pjesën e pasme të një jahti masiv ndërsa ishte në det me shokun e tij më të mirë, aktorin dhe muzikantin Lukas Haas, të martën pasdite, shkruan DailyMail.
Aktori 47-vjeçar dukej në formë i veshur me një palë mbathje noti të thjeshta blu të lehta teksa po shijonte diellin pas një jave të stuhishme në Detin Karaibe, ku u bashkua me miliarderin e Amazon, Jeff Bezos, të dashurën Lauren Sanchez, Drake dhe një mori njerëzish për festën e ndërrimit të viteve.
Leo ishte pa këmishë ndërsa u shtri në një shezlon bardh e zi për një moment të qetë me shokun e tij.
Dy shokët, të cilët kanë qenë miq që nga vitet nëntëdhjetë, kanë luajtur bashkë në një varg filmash, duke përfshirë “Inception” dhe “The Revenant”.
Flokët ngjyrë kafe të errët të Leos ishin lënë të lirshme anash dhe ai dukej plotësisht i kënaqur duke vështruar detin ndërsa rrinte rehat me duart në bark.
Lukas, 45 vjeç, kishte veshur një palë mbathje shumëngjyrëshe dhe i mbante syzet e diellit të ngjitura sipër kokës.
Djemtë u drejtuan në kuvertën e varkës më vonë, ku fituesi i çmimit ‘Oscar’ u pa i veshur me një bluzë të bardhë.
Ai i mbrojti sytë nga dielli i ndritshëm me një palë korniza rrethore ndërsa pinte atë që dukej të ishte një pije freskuese alkoolike.
Leo ishte qartazi në një humor të gëzueshëm, ndërsa qeshte me miqtë e tij dhe shikonte perëndimin e diellit nga maja e varkës.
Është e paqartë nëse e dashura e tij 24-vjeçare, Camila Morrone, ishte në anije me të dashurin e saj, por ajo thuhet se ishte në festën e Vitit të Ri dhe së fundmi u pa duke xhiruar për “Daisy Jones & The Six” në Los Angeles muajin e kaluar.
Çifti është jashtëzakonisht privat në lidhjen e tyre, e cila ekziston tash e katër vite.
Sipas Page Six, Leo thuhet se ka festuar natën e Vitit të Ri me mbretin e klubit, Richie Akiva, Ernesto Bertarelli dhe Darren Dzienciol. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City