LAJMI I FUNDIT:

Analistët e shohin nga këndvështrime të ndryshme protestën në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur”

Analistët e shohin nga këndvështrime të ndryshme protestën në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur”

Nesër, kryeministri shqiptar Edi Rama së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takimin e radhës të projektit “Open Ballkan”.

Ndërkohë ish-kryetari demokrat Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, organizuan sot në mbrëmje në Tiranë një protestë kundër vizitës së Vuçiqit.


Astrit Gashi thotë se është mirë që të jepet mesazhi se ka shqiptarë ë Tiranë që nuk e duan iniciativën.

“Protestën e bëri Sali Berisha pasi ai ka disa njerëz që i dalin në shesh. Jo çdo kush do të kishte mundur të organizojë këso lloj protesta”, deklaroi gashi në “Debat Plus”.

Gazmir Rraci thotë se Sali Berisha po e përdorë Kosovën për të rritur rejtingun e tij në politikën e brendshme.

“Fatkeqësia është se Berisha po e përdorë këtë momentum për të bërë politikë në Tiranë me arsyetimin se ai “është mbrojtësi i Pavarësisë së Kosovës”. Jo jo. Pavarësinë e Kosovës e mbrojmë ne në Kosovë. Është fatkeqësi që edhe Tirana edhe Beogradi duan ta përdorin Kosovën për qëllime të tyre politike”, deklaroi Rraci, përcjell Telegrafi.

Ylli Hoxha thotë se Ballkani i Hapur ka rrjedhë si iniciativë pasi iniciativa “Procesi i Berlinit” ka stagnuar.

“Si shtete të veçanta këto vende të Ballkanit nuk janë atraktive për Bashkimin Evropiane. Ndoshta si rajon “Open Ballkan” mund të bëhet më atraktiv për Evropën”, deklaroi Ylli Hoxha.

Ai megjithatë thotë se ishte mirë që sot u protestuar pasi projekti rrjedh nga pabarazia.

“Ne e kemi Gjermaninë kur Kosova kërkon që ajo të vendos veto për Serbinë nëse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën. Si është e mundur tash që Shqipëria nuk vendos veto ndaj Serbisë, por anashkalon Kosovën dhe bashkëpunon Serbinë”, deklaroi tutje Hoxha.

Arton Demhasaj nga Çohu thotë se Kosova nuk mund të refuzojë çdoherë bashkëpunimet rajonale pasi sipas tij kjo mund të ketë kosto.

“Një nga kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian është edhe bashkëpunimi rajonal”, deklaroi Demhasaj.

Në takimin e nesërm, udhëheqësit e të tre vendeve, shoqërohen dhe nga anëtarë të kabineteve qeveritare si dhe sipërmarrës. Eshtë njoftuar po ashtu dhe pjesëmarrja e James O’Brien, përfaqësues i Këshillit të Atlantikut. Pak kohë më parë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Biden synon ta emërojë atë si koordinator për politikën e sanksioneve, në Departamentin e Shtetit, një post i lartë në rang ambasadori.

Në takim do të jetë gjithashtu dhe drejtuesi i Fondacionit për një Shoqëri të hapur, Alex Soros, ndërsa në seancën e hapjes do të ketë një fjalim të Komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili do të ndërhyjë përmes një lidhjeje online.

Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Nisma Ballkani i hapur ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës, ndërsa kanë refuzuar t’i bashkohen edhe Bosnja e Mali i zi, që po ashtu e shohin atë me skepticizëm. Kryeministri Edi Rama, një mbrojtës i flaktë i projektit, e sheh atë si një mekanizëm të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, dhe një “projekt strategjik për interesat e Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori