LAJMI I FUNDIT:

Ushtria daneze teston aeroplanët elektrikë

Ushtria daneze teston aeroplanët elektrikë

Ushtria daneze të enjten testoi aeroplanët e saj të rinj që janë plotësisht elektrik.

Danezët pretendojnë se aeroplanët elektrik janë më të lirë për përdorim dhe se teknologjia e tyre ekologjike ka potencial të madh, transmeton Telegrafi.


Dy aeroplanët Velis Electro janë siguruar nga prodhuesi slloven Pipistrela, duke u bërë aeroplani i parë ushtarak në botë që përdor këtë teknologji.

“Aeroplanët nuk e ndotin ajrin, janë shumë të qetë (nuk bëjnë zhurmë) dhe janë më të lirë për përdorim. Kjo teknologji ka perspektivë kur teknologjia të jetë akoma më e zhvilluar”, ka deklaruar majori Casper Borge Nielsen nga ministria daneze e Mbrojtjes.

Danimarka mori aeroplanët për “leasing” për dy vite, në vend se t’i blejë për të shmangur rrezikun që posedon pajisjet që nuk mund t’i përdorë.

Gjatë periudhës dyvjeçare, ushtria do të tentojë të gjej anët pozitive por edhe të metat e teknologjisë së aeroplanëve elektrik – me qëllim që të mund të vendosin më lehtë nëse do t’i përdorin për të ardhmen.

Pilotët pas fluturimit me aeroplanët elektrik që i vë në punë bateria gjigante, thonë se janë të emocionuar dhe të lumtur me punën që është bërë me këto fluturake.

Zhvillimin e aeroplanëve elektrikë po e ndjek edhe SHBA, por kapacitetet e baterive aktualisht nuk është i mjaftueshëm për  Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Aeroplanët elektrike zhvillohen qysh nga vitet e 70-ta, por problem të madh kanë paraqitur bateritë. Kalimi në aeroplanë elektrikë ka qenë shumë hap i rëndësishëm në luftën kundër ndotjes së ajrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori