LAJMI I FUNDIT:

Gavi tashmë ka ‘pushtuar’ zemrat jo vetëm të tifozëve të Barcelonës: Paraqitja e tij ndaj Suedisë e tregon më së miri përse

Gavi tashmë ka ‘pushtuar’ zemrat jo vetëm të tifozëve të Barcelonës: Paraqitja e tij ndaj Suedisë e tregon më së miri përse

Gavi ishte në nivelin e tij më të lartë edhe një herë pasi Spanja siguroi kualifikimin për në Kupën e Botës.

Mesfushori i Barcelonës startoi në atë takim, duke dhuruar edhe një herë lëvizjet e tij magjikë dhe që ishte një ndihmesë e madhe për ekipin.


Spanja e dinte se do të kualifikohej për turneun e vitit të ardhshëm në Katar nëse do të shmangte humbjen para tifozëve të saj.

Dhe ata arritën të merrnin atë që u duhej pasi fituan 1-0. Alvaro Morata shënoi golin shumë të rëndësishëm me katër minuta të mbetura nga koha e rregullt.

Gavi ishte i jashtëzakonshëm gjatë 89 minutave të tij në fushë.I riu, vetëm 17vjeçar, dëshmoi edhe një herë pse vlerësohet kaq shumë.

Mesfushorit iu besua starti në atë që ishte një lojë masive dhe ai nuk zhgënjeu aspak. Një nga momentet më të mira të tij ndodhi në minutën e 17-të.

Fabregas komenton pjesën defanzive të Gavit, por komentuesit e kundërshtojnë
Lexo po ashtu Fabregas komenton pjesën defanzive të Gavit, por komentuesit e kundërshtojnë

Nën presionin e Dejan Kulusevskit, Gavi tregoi një lëvizje e madhe, për të lënë anëtarin e Juventusit të pafuqishëm të bënte ndonjë gjë tjetër.

Mesfushori i Barçës më pas kaloi edhe Viktor Claesson falë disa lëvizje të shpejta.

Gavi vazhdoi të mbante topin, për ta lëshuar atë disa çaste më pas në një pasim për një bashkëlojtar.

Enrique kishte gjithashtu shumë kompliment për të riun pas ndeshjes.

Duke folur për Football Espana, Enrique tha:  “Nëse vendos të sjell Gavin është sepse besoj se e njoh atë dhe sepse ai mund të bëjë gjëra të mira. Dhe ai ka luajtur një lojë spektakolare para 50,000 tifozëve”.

Është e pabesueshme sa i mirë është Gavi në moshën 17-vjeçare. Ai ka arritur ta zhvillojë shumë lojën e tij në një moshë kaq të re.

Është e frikshme të mendosh se sa i mirë do të jetë ai në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori