LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi pa problem ndaj Dritës, shkëlqejnë Shehu dhe Bunjaku

Bashkimi pa problem ndaj Dritës, shkëlqejnë Shehu dhe Bunjaku

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat të thellë 105:54 (22:10, 30:18, 21:20, 32:6), në kuadër të javës së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, ndërsa gjilanasit mbeten skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.


Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:10.

Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shkuan në pushim me rezultat 52:28.

Lojë e barabartë u zhvillua vetëm në periudhën e tretë, që përfundoi 21:20, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 73:48.

Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit thelluan edhe më shumë epërsinë për të triumfuar me rezultat 105:54.

Te Bashkimi u dalluan Andi Shehu me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Valon Bunjaku me 21 pikë e pesë asistime, kurse te Drita u dallua Isiah Johonson me 13 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi ka katër fitore dhe tri humbje, ndërsa Drita shtatë humbje në shtatë ndeshje.

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori