LAJMI I FUNDIT:

Kosova dominon ndaj Gjeorgjisë, por ndëshkohet nga dy gabime

Kosova dominon ndaj Gjeorgjisë, por ndëshkohet nga dy gabime

Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia (2-1) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që e dominoi por u ndëshkua nga dy gabime.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin në përpjekje për ta gjetur golin, ndërsa rastin më të mirë e pati Milot Rashica, goditjen e të cilit e ndali portieri kundërshtar.


Por, një gabim të Aro Muriq, i cili nuk e kapi si duhet topin, duke lejuar futbollistin Tornike Okriashvili t’i kalonte mysafirët në epërsi (11’).

Me gjithë dëshirën për t’i barazuar shifrat, Dardanët nuk arrinin të ndërtonin reaksione të rrezikshme në zonën kundërshtare. Në anën tjetër, gjeorgjianët vazhdonin të insistonin, njëherësh duke ua ndërprerë vendasve aksionet.

Kosova 1-2 Gjeorgjia, të gjitha detajet e ndeshjes
Lexo po ashtu Kosova 1-2 Gjeorgjia, të gjitha detajet e ndeshjes

Porse në minutat mbyllëse të fraksionit të parë, një harkim fantastik të Bersant Celinës e shfrytëzoi Elbasan Rashani për të goditur, mirëpo një lojtar i Gjeorgjisë e ndali, sipas VAR-it, pa e kaluar vijën finale.

Në anën tjetër, Milot Rashica u ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti pas konsultimit të VAR-it. Vedat Muriqi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (45’).

Kosova e dominoi pjesën e dytë të takimit me raste të njëpasnjëshme, të cilat nuk patën konkretizimin e duhur për ta shënuar golin e epërsisë, kurse në anën tjetër pranoi gol.

Një tjetër dalje e rrallë e mysafirëve përpara e kombinuar me reagimin jo të duhur të nikoqirëve u ndëshkua nga Zuriko Davitashvili (82’).

Kosova mbetet në kuotën e katër pikëve në Grupin B, aq sa ka Gjeorgjia që tash e ka zhvendosur skuadrën tonë në vend të fundit në renditje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori