LAJMI I FUNDIT:

Tri klube të mëdha evropiane monitorojnë situatën e Rudigerit

Tri klube të mëdha evropiane monitorojnë situatën e Rudigerit

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, të cilat gjatë verës do të tentojnë transferimin e tij.

Rudiger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Stamford Bridge dhe deri më tani ka refuzuar rinovimin e saj.


Gjermani ka qenë një lojtar kyç për Chelsean nën drejtimin e Thomas Tuchel, i cili është i etur ta shohë atë të teksa nënshkruan kontratën e re.

Chelsea vazhdon bisedimet me agjentin e Rudiger për kontratën e re, por palët janë larg marrëveshjes
Lexo po ashtu Chelsea vazhdon bisedimet me agjentin e Rudiger për kontratën e re, por palët janë larg marrëveshjes

Megjithatë, klubet evropiane janë të bindura që Rudiger nuk do të rinovojë kontratën dhe janë duke e monitoruar situatën e tij.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Tottenham, Juventus dhe Bayern Munich po mbajnë nën kontroll situatën e mbrojtësit të Chelseat.

Të tre klubet mund të lëvizin për 28-vjeçarin nëse Blutë nuk arrijnë ta lidhin atë me një zgjatje të kontratës. /Telegrafi/