LAJMI I FUNDIT:

Liga e Evropës publikon formacionin më të mirë të sezonit – Xhaka dhe Gjimshiti pjesë e tij

Liga e Evropës publikon formacionin më të mirë të sezonit – Xhaka dhe Gjimshiti pjesë e tij

Faqja zyrtare e Ligës së Evropës ka publikuar sot (e premte) formacionin më të mirë të sezonit në këtë garë për sezonin 2023/2024.

Pjesë e këtij formacioni janë dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Berat Gjimshiti, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre këtë sezon për Bayer Leverkusenin dhe Atalantan respektivisht.

Xhaka është paraqitur në 11 ndeshje këtë sezon në Ligën e Evropës duke asistuar në dy gola, por duke qenë në të njëjtën kohë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Xabi Alonsos.

Mesfushori 31-vjeçar pati paraqitje shumë të mira gjatë rrugëtimit të ‘Aspirinave’ deri në finalen e madhe, por që u mposhtën me rezultat 3-0 nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha
Lexo po ashtu Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha

Gjimshiti në anën tjetër si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Evropës, ishte i paprekshëm në formacionin e Gian Piero Gasperinit, duke qenë lider i mbrojtjes.

Mbrojtësi 31-vjeçar startoi në 12 ndeshjet që Atalanta i luajti këtë sezon në Ligën e Evropës duke treguar paraqitje mjaft të mira, si dhe duke shënuar një gol.

Formacioni i sezonit: Svilar, Gjimshiti, Tah, Mancini, Ruggeri, Xhaka, Koopmeiners, Frimpong, Lookman, Aubameyang, Wirtz./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Angli: Bellingham lojtar i ndeshjes, Kane dëshpëron

Përfaqësueset
Kalo në kategori