Juventusi dorëzon zyrtarisht listën e UEFA-s, Zhegrova mbetet jashtë

Juventusi ka dorëzuar zyrtarisht në UEFA listën e lojtarëve për edicionin 2026/27 të Ligës së Evropës, ndërsa në të nuk figuron emri i Edon Zhegrovës.
Reprezentuesi i Kosovës është lënë jashtë Listës A të “Zonjës së Vjetër”, duke konfirmuar kështu se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për fazën e parë të garës evropiane.
Ai kishte munguar edhe në ndeshjen e fundit, ku Juventusi fiton ndaj Parmës, ndërsa nga klubi ishte vënë në shitje, por nuk kishte blerës serioz.

Në listën e Juventusit janë përfshirë emra si Bremer, Federico Gatti, Manuel Locatelli, Teun Koopmeiners, Kolo Muani, Douglas Luiz, Conceicao, Wenston McKennie, Nico Gonzalez dhe të tjerë.
Ndërkohë, në Listën B janë përfshirë Kenan Yildiz, Radu, Owusu, Huli, Durmisi dhe Elimoghale.
Mungesa e Zhegrovës vjen pas raportimeve se anësori kosovar nuk është më pjesë e planeve të Juventusit. Tashmë kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht për garat e UEFA-s.

Zhegrova, i cili iu bashkua Juventusit nga Lille, tashmë ndodhet në një situatë të pasigurt te klubi italian, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për të. /Telegrafi/













































