LAJMI I FUNDIT:

Bardhi publikon këngën e re “A je”

Bardhi publikon këngën e re “A je”
Foto: YouTube

Reperi nga Kumanova, Bardhi, ka prezantuar sot (e premte) projektin e ri muzikor.

“A je” mban titullin kënga, e cila njëherësh është e dyta me radhë e albumit të tij të ri.


Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa artisti edhe në këtë vjen me një paraqitje të mahnitshme skenike.

Bardhi (Foto: YouTube)

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur Çelik Lipa nga SBS Entertainment.

Producent ekzekutiv ndërkohë është menaxheri i tij, Jetim Agaj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Miksimi dhe masterizimi nga ana tjetër është bërë nga Nome Entertainment dhe për klipin u përkujdes produksioni, XL Films.

Kjo vjen pas këngës së parë të albumit të quajtur “Emanuela” që e solli në bashkëpunim me Alketën.

Besohet se edhe ky projekt do pritet mirë nga publiku e fansat e Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë). /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by BARDHI (@bardhylidrizi)