LAJMI I FUNDIT:

Ceferin: Nuk do të më vinte keq nëse Real Madrid, Barcelona dhe Juventus do të largoheshin nga Liga e Kampionëve

Ceferin: Nuk do të më vinte keq nëse Real Madrid, Barcelona dhe Juventus do të largoheshin nga Liga e Kampionëve

Aleksander Ceferin ka theksuar se largimi i mundshëm i tre skuadrave rebele të Superligës Evropiane – Real Madrid, Barcelona dhe Juventus – nuk do të ishte shqetësim për UEFA-n.

Presidenti i UEFA-s shpjegoi se ai nuk mund ta kuptonte vendimin e tyre për të formuar një aleancë të re evropiane duke qenë gjithashtu të gatshëm të shfaqen në Ligën e Kampionëve këtë sezon.


“Nuk do ta kisha problem nëse ata largoheshin”, ka thënë fillimisht Ceferin në një intervistë të botuar këtë fundjavë në Der Spiegel.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i jep një goditje tjetër projektit të Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Gjykata Evropiane e Drejtësisë i jep një goditje tjetër projektit të Superligës Evropiane

“Është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një garë të re dhe në të njëjtën kohë ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon”.

“Këto tre klube thjesht kanë udhëheqës të paaftë. Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli janë përpjekur të vrasin futbollin”.

Ceferin ka goditur në veçanti presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, duke iu përmendur dështimin e transferimit të Kylian Mbappe.

"Të dështuarit" - Al-Khelaifi nuk përmbahet në deklarata ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit
Lexo po ashtu "Të dështuarit" - Al-Khelaifi nuk përmbahet në deklarata ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit

“Ai po kritikon UEFA-n dhe thotë se klubi mund të mbijetojë vetëm me një Superligë Evropiane dhe pastaj po përpiqet të nënshkruajë me Kylian Mbappe për 180 milionë euro”.

Presidenti i UEFA-s gjithashtu zbuloi se ai ishte kërcënuar gjatë një telefonate me një këshilltar të Superligës Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori