Ende një numër i madh i bizneseve në vend vazhdojnë të mos jenë të fiskalizuara, e që për pasojë shkalla e informalitetit në Kosovë mbetet e lartë.
Kështu u tha gjatë diskutimit mbi domosdoshmërinë̈ e përfundimit të procesit të fiskalizimit dhe luftimit të ekonomisë joformale, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës në tryezën me temë “Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus”.
Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka tha se shpesh herë raportohet që një numër i madh i bizneseve vazhdojnë veprimtarinë e tyre duke mos qenë të fiskalizuara.
Për këta, Zeka ka kërkuar nga ATK dhe institucionet përkatëse që të krijohen kushtet për një mjedis të barabartë në treg.
Po kështu edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se anëtarët e OEK kërkojnë vazhdimisht që të trajtohet informaliteti.
“Bizneset e ndershme janë të interesuar që ketë rregull, formalizim, dhe trajtim të barabartë për të gjithë në treg. Nuk mund të luftohet informaliteti vetëm me gjoba dhe ndëshkime, por edhe nxitje të fiskalizimit edhe ne vendet nder urbane ku funksionojnë bizneset”, tha Rukiqi.
Në anën tjetër drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha në bazë të vlerësimeve rreth 31 për qind është shkalla ekonomisë së zezë, ndërsa 29 për qind shkalla e ekonomisë së hirtë, duke shtuar se shqiptimi i gjobave ka shkuar deri në 16 mijë gjoba për bizneset jotatimpaguese.
“Për që kemi ekonomi informale kemi, shohim se ka laramani të zbatimit të ligjeve nga ana e bizneseve. Nga fillimi i pandemisë e këndej fatkeqësisht është rrit numri i bizneseve që nuk zbatojnë ligjet në tërësi. Në bazë të të dhënave 36 mijë bizneseve janë të fiskaliauara, Fatkeqësisht nuk e dimë zyrtarisht numrin e bizneseve të pa fisklaizuara”, është shprehur Murtezaj.
Ai ka apeluar prej të gjithë konsumatorët që të kërkojnë kuponin fiskal nga ana e bizneseve.
Ndërsa, Valon Jahaj nga Shoqata e operatorëve të autorizuar për PEF theksoi se në bazë të dhënave nga Ministria e Financave llogaritet se mbi 10 mijë biznese janë të pa fiskalizuara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit