Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se, gjendja aktuale e bizneseve është e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës.
Rukiqi thotë se që nga fundi i vitit të kaluar ka një stabilizim të bizneseve, për sa i përket qarkullimit financiar.
“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, tha Rukiqi.
Sipas tij, bizneset kanë rikthyer besueshmërinë te bankat komerciale.
“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, shtoi ai.
I pari i OEK-ut, tregon se Kosova qëndron keq për sa i përket imazhit të investimeve, por sipas tij, eksportet kanë shënuar rritje.
“Te eksportet jemi shumë më mirë edhe perspektiva për të qenë edhe më e ndritshme. Normalisht që duhet përkrahje dhe lehtësime nga Qeveria për ta maksimizuar potencialin, por te investimet jemi keq. Kemi diskutuar edhe me kompani të huaja, e me partnerë ndërkombëtar që imazhi është një ndër çështjet ku Kosova ka problem. Nëse i shikojmë të gjithë indikatorët si korrupsioni, liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe disa faktorë që ndikojnë në investime, nuk jemi më keq se sa vendet e rajonit, por ne kemi keq çështjen e imazhit”, tregon Rukiqi.
Ai shprehet se një kompani shtetërore nga ky vend ka shprehur interesin që të hap një akademi për siguri kibernetike në Kosovë.
“Ka pasur edhe një kompani shtetërore të Izraelit, e cila e ka edhe aspektin e sigurisë kibernetike, ku e ka një interes që ta hap një akademi për siguri në Kosovë dhe të krijoj kuadro që të punojnë për kompanitë botërore dhe të Izraelit”, tregon Rukiqi.
Në këtë intervistë, Rukiqi ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit dhe për gjendjen ekonomisë pas vendosjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur