Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë në “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për gjendjen ekonomisë pas vendosjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës dhe potencialin e investimeve të huaja në vend.
Rukiqi ka thënë se duhet të rishikohen masat për ata sektorë që janë prekur më shumë nga pandemia, duke shtuar se është më rëndësi përshpejtimi i procesit shpërndarjes financiare te ato biznese.
“Përshpejtimi i procesit është më rëndësi dhe gjithashtu duhet të shikohet edhe një herë për këta sektorë që janë prekur nga masat e fundit. Ku këta sektorë kanë kërkuar edhe një infuzion financiar që i adreson këto çështje, te pjesa e shpenzimeve fikse dhe pjesa e punëtorëve. Është dashur të ekziston edhe një masë e re, ashtu siç ka qenë në prill, atëherë kur ishte mbyllja 12-ditore që i adreson shpenzimet fikse, si qiratë dhe pagat e punëtorëve. Pra jemi duke folur për një numër të kufizuar të punëtorëve dhe bizneseve”, thekson Rukiqi.
Sipas tij, që nga fundi i vitit të kaluar ka një stabilizim të bizneseve, për sa i përket qarkullimit financiar.
“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, tha ai.
Ai shton se bizneset kanë rikthyer besueshmërinë te bankat komerciale.
“Që nga dhjetori i vitit të kaluar kemi një stabilizim për sa i përket qarkullimit të bizneseve, ku ka qenë për shkak të qarkullimit të muajit dhjetor 2020 e tutje, po flas deri në fund të muajit gusht. Gjendja e bizneseve ka qenë e mjaftueshme për të ruajtur vendet e punës dhe për të menduar që t’i përfundojnë disa investime që i kanë filluar para pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konfidencës së konsumatorëve”, shton ai.
I pari i OEK-ut, tregon se Kosova qëndron keq për sa i përket imazhit të investimeve, por sipas tij, eksportet kanë shënuar rritje.
“Te eksportet jemi shumë më mirë edhe perspektiva për të qenë edhe më e ndritshme. Normalisht që duhet përkrahje dhe lehtësime nga Qeveria për ta maksimizuar potencialin, por te investimet jemi keq. Kemi diskutuar edhe me kompani të huaja, e me partnerë ndërkombëtar që imazhi është një ndër çështjet ku Kosova ka problem. Nëse i shikojmë të gjithë indikatorët si korrupsioni, liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe disa faktorë që ndikojnë në investime, nuk jemi më keq se sa vendet e rajonit, por ne kemi keq çështjen e imazhit”, tregon Rukiqi.
“Ka pasur elemente të propagandës që kanë tentuar ta prezantojnë Kosovën si shtet të dështuar, ku në sy të investitorëve ka ndikuar keq. Për sa i përket pjesës së eksporteve, ne kemi pasur rritje në këto muajt e fundit. Pandemia i ka sjell dobi eksportit, ku shumë biznese kanë ndryshuar strategjinë ose janë në proces të ndryshimit”, vijon ai.
Në këtë intervistë, Rukiqi ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit dhe potencialin e bashkëpunimit ekonomik me Izraelin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën