LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Ronaldo nuk mund të bashkohet me Man Cityn, ka trashëgimi te Unitedi

Rooney: Ronaldo nuk mund të bashkohet me Man Cityn, ka trashëgimi te Unitedi

Wayne Rooney ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo nuk do të guxonte të bashkohej me Manchester Cityn këtë afat kalimtar dhe të ‘largohej’ nga trashëgimia e tij nga Manchester Unitedi, megjithëse raportet e fundit sugjerojnë se një lëvizje e tillë është e mundur të ndodh shumë shpejtë.

Rooney, vetë një legjendë e Unitedi, fitoi tre tituj të Ligës Premier së bashku me Ronaldon në dekadën para ngritjes së Cityt në krye të futbollit anglez. Dhe si dikush që e njeh mirë Ronaldon, Rooney “nuk mund të shohë” që sulmuesi i Juventusit të bashkohet me rivalet lokal.


Sidoqoftë, Ronaldo thuhet se është i pakënaqur në Juventus dhe i interesuar për një ndryshim, dhe City janë një nga klubet e pakta që mund të përballojë pagën e tij.

Ronaldo thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Man Cityn, gati rikthimi i bujshëm i portugezit në Angli
Lexo po ashtu Ronaldo thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Man Cityn, gati rikthimi i bujshëm i portugezit në Angli

“Mendoj se Cristiano ka një trashëgimi shumë të mirë në Manchester United dhe e di se sa krenar është si lojtar dhe person”, ka thënë fillimisht Rooney për talkSPORT.

“Unë nuk mund ta shoh atë të bashkohet me Cityn, por kështu është futbolli që ju kurrë nuk e dini”.

Ronaldo zbraz dollapin në zhveshtore dhe njofton bashkëlojtarët për largimin nga Juventusi
Lexo po ashtu Ronaldo zbraz dollapin në zhveshtore dhe njofton bashkëlojtarët për largimin nga Juventusi

“Ka pasur disa që e kanë bërë këtë, por askush në nivelin e Cristianos. Natyrisht Peter Schmeichel dhe Andy Cole, por unë thjesht nuk mund ta shoh si një opsion të vërtetë”.

“Sigurisht financiarisht ai nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Mendoj se ka më shumë të ngjarë që të shkojë te PSG”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori