LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova realizoi gol “alla Messi” kundër Lyonit – por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Edon Zhegrova realizoi gol “alla Messi” kundër Lyonit – por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Një moment i papritur në strategjinë e trajner Paul Fonseca ka ndodhur gjatë ndeshjes së fundit të Lilles kundër Lyonit, ku Edon Zhegrova u bë qendra e vëmendjes.

Reprezentuesi i Kosovës, i cili kishte hyrë në lojë si zëvendësues në minutën e 26-të, u zëvendësua vetë në minutën e 75-të, duke lënë prapa një vendim që befasoi shumë.

Pas ndeshjes, trajneri i Lilles u përball me pyetje mbi këtë ndryshim të papritur të formacionit dhe shpjegoi motivet e tij prapa këtij veprimi.


“Ekipit i ra dëshira për të sulmuar pas avantazhit 2-0. Për këtë arsye, futa në lojë një lojtar me aftësi mbrojtëse”, u shpreh Fonseca për ndërrimin që ai bëri me Zhegrovën.

Megjithatë, vendimi për të nxjerrë Zhegrovën nga loja dhe të përfshijë një lojtar me karakteristika më mbrojtëse nuk dha frytet e pritura. Lyoni arriti të përmbysë rezultatin, duke fituar ndeshjen me një rezultat 4-3.

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol
Lexo po ashtu I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Trajneri Fonseka, duke reflektuar mbi këtë zhvillim, pranoi pa hezitim se ndoshta zgjedhja e tij nuk ishte e duhura: “Në pjesën e dytë skuadra nuk donte të luante. Kështu që kishim nevojë për lojtarë që mbroheshin dhe Edoni nuk është ai lloj lojtari. Tani, më duhet ta them që nuk ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh me një ton pendese Paulo Fonseca.

Ky vendim dhe pasojat e tij tregojnë sfidën që trajnerët përballen në menaxhimin e lojtarëve dhe lojës në situata të ndryshme, ku edhe vendime të vogla mund të kenë ndikim të madh në rrjedhën e një ndeshjeje. /Telegrafi/

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t'i bashkohet Real Madridit

Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t'i bashkohet Real Madridit

Premier League
Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus

Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus

Serie A
Sporti në Prishtinë në kolaps, rrezikohen mbi 100 klube

Sporti në Prishtinë në kolaps, rrezikohen mbi 100 klube

Sport vendor
Granacho refuzon klubin saudit, në garë mbeten tre top klube evropiane

Granacho refuzon klubin saudit, në garë mbeten tre top klube evropiane

Premier League
Firmino bëhet me skuadër të re, do të fitojë 30 milionë euro në sezon

Firmino bëhet me skuadër të re, do të fitojë 30 milionë euro në sezon

Ndërkombëtare
Reagime të ashpra për gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Botërorit për Klube: Chelsea - PSG

Reagime të ashpra për gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Botërorit për Klube: Chelsea - PSG

Ligat tjera
Kalo në kategori