LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarë “joprofesionistë” të Man United që Ten Hag nuk ua përmendi emrin në humbjen nga Crystal Palace

Pesë lojtarë “joprofesionistë” të Man United që Ten Hag nuk ua përmendi emrin në humbjen nga Crystal Palace

Erik ten Hag thuhet se nuk ishte i kënaqur me pesë nga lojtarët e tij të Manchester United gjatë humbjes së tyre nga Crystal Palace.

Një dygolësh nga Michael Olise plus golat nga Jean-Philippe Mateta dhe Tyrick Mitchell vulosën një fitore 4-0 për skuadrën e Oliver Glasner.


Pas bilbilit të fundit, Ten Hag u vërshëllye menjëherë nga tifozët pasi humbja e lë United me një betejë të vështirë në garën për futbollin evropian sezonin e ardhshëm.

Man United fillon bisedimet me agjentin e top yllit - pritet të jetë transferimi i parë i verës
Lexo po ashtu Man United fillon bisedimet me agjentin e top yllit - pritet të jetë transferimi i parë i verës

Djajtë e Kuq janë aktualisht në vendin e shtatë në tabelën e Ligës Premier, gjashtë pikë larg Tottenham Hotspur në vendin e pestë.

Pas ndeshjes, Ten Hag shprehu zhgënjimin e tij për golin e parë që pësoi skuadra e tij, ai tha: “Profesionistët nuk duhet ta lejojnë këtë. Ishin gola kaq të lehtë të pranuara. Pesë lojtarë mbi topin kur kanë rivënie dhe nuk është hera e parë këtë sezon”.

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Lexo po ashtu Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

“E di që kemi lojtarë të rinj, por edhe lojtarët e rinj duhet të mësojnë kur luajnë në ekipin e parë, duhet të marrin përgjegjësi”.

Edhe pse holandezi nuk i përmendi pesë lojtarët, një analizë e ekspertit të Sky Sports, Jamie Carragher, duket se sugjeroi se lojtarët në fjalë ishin Kobbie Mainoo, Aaron Wan-Bissaka, Christian Eriksen, Alejandro Garnacho dhe Mason Mount. /Telegrafi/

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Ndërkombëtare
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Zyrtare: Juventusi emëron legjendën e klubit si trajner të përkohshëm

Serie A
Kalo në kategori