LAJMI I FUNDIT:

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Sytë e të gjithëve do të jenë në ‘Santiago Bernabeu’ mbrëmjen e së mërkurës, kur Real Madridi dhe Bayern Munichu do të zhvillojë përballjen e dytë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e cila ishte zhvilluar një javë më parë në Gjermani kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2, ndërsa fituesi në kryeqytetin spanjoll do ta prenotojë biletën për finalen e ‘Wembley’.


Bayern nuk po cilësohet si favorit në këtë takim dhe nëse duan të mbërrijnë finalen, ata duhet të bëhen ekipi i parë këtë sezon që e mposht Real Madridin në shtëpinë e vet.

Teksa në letër duket se kjo do të jetë mjaft e vështirë, gjasat e tyre janë rritur në 24 orët e fundit, kjo për shkak të lajmeve të mira që kanë marrë nga infermieria.

Para ndeshjes me Bayernin, Ancelotti tregon se çfarë identiteti nuk dëshiron të ketë Reali i tij
Lexo po ashtu Para ndeshjes me Bayernin, Ancelotti tregon se çfarë identiteti nuk dëshiron të ketë Reali i tij

Eric Dier, Matthijs de Ligt dhe Jamal Musiala që të tre do të jenë në dispozicion të Thomas Tuchel për këtë ndeshje sipas Diario AS.

Dier kishte pësuar një lëndim në kokë gjatë vikendit, por është i gatshëm të luajë në Madrid. Dy të tjerët kishin munguar në ndeshjen ndaj Stuttgartit, por janë rikthyer në kohë për të luajtur ndaj ‘Los Blancos’.

Dier dhe De Ligt me shumë gjasë do të jenë dyshja në qendër të mbrojtjes ndaj Real Madridit, veçanërisht pas paraqitjes zhgënjyese të Kim Min-jae në ndeshjen e parë./Telegrafi/

Na ndiqni në rrjetet tona socialeFacebookInstagramTikTokTwitter, Threads.