LAJMI I FUNDIT:

Përse ishte e pamundur ligjërisht për Messin që të vazhdonte te Barcelona edhe nëse nuk do të fitonte asnjë cent

Përse ishte e pamundur ligjërisht për Messin që të vazhdonte te Barcelona edhe nëse nuk do të fitonte asnjë cent

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi nuk do të ishte në gjendje të luante as duke luajtur për asnjë falas për klubin e La Ligës për shkak se ishte “ligjërisht e pamundur” sipas ligjit spanjoll.

Fituesi i gjashtë fishtë i Topit të Artë ishte i përgatitur të ulte pagën e tij në 50 për qind në një marrëveshje e re me klubin.

Sidoqoftë, Barcelona nuk ishte në gjendje të nënshkruante një marrëveshje të re me Messin për shkak të “rregulloreve spanjolle të La Ligës për regjistrimin e lojtarëve”.

PSG vë në shitje 10 lojtarë, për të financuar transferimin e Messit
Lexo po ashtu PSG vë në shitje 10 lojtarë, për të financuar transferimin e Messit

Gjatë një konference shtypi të dielën, sulmuesi argjentinas 34-vjeçar pranoi se ai kurrë nuk kërkoi më shumë para kur nënshkroi një kontratë të re.

“Unë isha i gatshëm të ulja pagën time në 50 për qind, por ata nuk më kërkuan asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Credit: PA

“Lajmi që kërkova për 30 për qind më shumë është një gënjeshtër, shumë gjëra që njerëzit thonë, nuk janë të vërteta”.

Tani, Colin Millar i The Daily Mirror ka hedhur poshtë pretendimet e tifozëve se Messi mund të kishte luajtur falas për Barcelonën nëse ai “e donte aq shumë klubin”.

Messi ende nuk ka arritur, por festa te tifozëve të PSG-së tashmë ka filluar para aeroportit të Parisit
Lexo po ashtu Messi ende nuk ka arritur, por festa te tifozëve të PSG-së tashmë ka filluar para aeroportit të Parisit

Sipas Millar, ligji spanjoll kërkon që çdo kontratë e re të jetë një minimum prej 50 për qind të pagës së mëparshme të një lojtari në një përpjekje për të “shmangur manipulimet financiare”.

Ai shkroi në Twitter: “Do të ishte ligjërisht e pamundur që Lionel Messi të luante falas në Barcelonë”.

https://twitter.com/Millar_Colin/status/1424356442153312262?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424356442153312262%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-lionel-messi-playing-for-barcelona-would-have-been-legally-impossible-20210809

“Çdo kontratë e re, sipas ligjit spanjoll, kërkohet të jetë një minimum prej 50 për qind të pagës së mëparshme (kjo është një hapësirë për të shmangur manipulimet financiare)”.

Borxhi aktual i Barcelonës thuhet se është rreth 1 miliardë funte (1.2 miliard euro).

Fabrizio Romano konfirmon se Messi ende gjendet në Barcelonë
Lexo po ashtu Fabrizio Romano konfirmon se Messi ende gjendet në Barcelonë

Të Financial Times raporton se paga  e Messit ishte trefishuar nën ish-presidenti e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe ai fitoi më shumë se 555 milionë euro në mes të vitit 2017 dhe 2021.

Presidenti aktual i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar gjithashtu se klubi spanjoll humbi 412 milionë paund (487 milionë euro) në sezonin 2020-21 mes pandemisë me coronavirus.

Messi tani do të përfundojë një transferim të bujshëm si lojtar i lirë në Paris Saint-Germain pasi klubi francez thuhet se bëri një ofertë zyrtare të kontratës dyvjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori