LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Atleticos deklarohet për shkëmbimin Griezmann-Saul

Presidenti i Atleticos deklarohet për shkëmbimin Griezmann-Saul

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një marrëveshjeje me Barcelonën për shkëmbimin e Saul Niguezit me Antoine Griezmannin.

Kthimi i Antoine Griezmannit në Atletico Madrid dhe kalimi i Saul Niguezit në Barcelonë nuk është hedhur poshtë nga presidenti i Atleticos.


Derisa mesfushori spanjoll është në kërkim të ndryshimit, Barcelonës i duhet patjetër të krijojë hapësirë në faturën e pagave në përputhje me ligjin për kufizimin e pagave para sezonit të ri 2021/22.

Prandaj, gjiganti katalonas synon ta largojë Griezmannin, lojtarin më të paguar tani për tani, dhe ta kthejë në Atletico në shkëmbim për Saulin.

“Në veçanti për rastin Griezmann, nuk ia kam as idenë më të vogël”, ka thënë Cerezo.

“Por, në botën e futbollit s’i dihet kurrë. Gjithçka është e mundur”.

Saul është duke u kërkuar edhe nga Manchester United e Liverpooli, andaj e ardhmja e tij do të përcaktohet në këtë afat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori