LAJMI I FUNDIT:

Southgate ka zgjedhur gjuajtësit e penalltive ndaj Italisë në bazë të një algoritmi

Southgate ka zgjedhur gjuajtësit e penalltive ndaj Italisë në bazë të një algoritmi

Gareth Southgate është bërë cak sulmeve për zgjidhjet e tij për penalltitë në “Euro 2020”.

Anglia humbi me penallti duke humbur njëherësh edhe finalen e “Euro 2020” ndaj Italisë.


Të gjithë u çuditën kur panë emra të rinj si Jadon Sancho (21 vjeçar), Marcus Rashford (22 vjeçar) dhe Bukayo Saka (19 vjeçar) që gjuajtën penalltitë dhe i humbën ato.

Mirëpo, sipas gazetës spanjolle, El Pais, Gareth Southgate e kishte bërë këtë zgjedhje përmes një algoritmi.

Sipas artikullit, Southgate i ka besuar një studimi shkencor i bërë nga një grup shkencëtarësh të cilët përmes një llogaritje i kanë sugjeruar kush duhet të gjuajë penalltitë.

Harry Kane, Harry Maguire, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka ishin të zgjedhur nga algoritmi.

Ekspertët, të udhëhequr nga Mark Bullingham e kishin zgjedhur një metodë matematikore të njohur si “Big Data” e përdorur edhe në bejsboll.

Ka Southgate që e mbrojti idenë e tij pas ndeshjes. “Kemi analizuar mijëra penallti, kemi ndryshuar kulturën tonë. Historikisht Federata ishte parë si një grup njerëz të vjetër me kravata të shkëputur nga shoqëria. Duhej të modernizoheshim”, ka thënë Gareth Southgate.

Anglia ka arritur suksesin më të madh pas 55 vitesh, duke luajtur në një finale të madhe. /Telegrafi/