Për rastin e fundit të helmimit të qytetarëve me ujë në Deçan, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me ndërmarrjen “Hidrodrini” lidhur me gjendjen e krijuar këto ditë atje.
Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit për atë çka ka ndodhur me rreth 900 qytetarë, theksoi se nesër do të vizitojnë ndërmarrjen “Hidrodrini” për të parë nga afër lëshimet e mundshme që mund të kenë ndodhur dhe çuar deri te helmimi i qytetarëve.
Gjatë raportimit për planin e punës, ajo theksoi se prioritet dhe qëllim i ministrisë mbetet krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe energjisë së pastër.
Rizvanolli vuri theksin për sfidat e kësaj ministrie dhe të qeverisë lidhur me gjendjen e rëndë të disa ndërmarrjeve publike.
Derisa, për shërbimet e ujit në veri të Mitrovicës, ajo theksoi se kjo është një sfidë e krijuar tash e mbi 20 vjet.
Ajo duke iu përgjigjur kryetarit të komisionit Ferat Shala, theksoi se në vitin e ardhshëm do të bëhet dekominsionimi i pjesëve jo funksionale të TC “Kosova A”.
Për këto dekomisionime, kryetari Shala theksoi se nevojitet një studim të fizibilitetit nëse mbështet kjo nga IPA III, dhe nuk ka përgatitje për këtë çështje.
Shala ka ngritur edhe çështjen e fondit të MCC deri 200 milionë euro lidhur me eficiencën e energjisë.
Ndërsa, ministrja theksoi se ky fond nuk parashihet për këtë sektor, por për gazin dhe subvencionimin e sektorit privat. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë