KRU “Hidrodrini”, ka rikthyer furnizim me ujë në fshatrat e Deçanit, teksa ka apeluar që ky ujë të mos përdoret për pije, pasi vazhdojnë dyshimet se helmimi i qindra qytetarëve të Deçanit të cilët nga e shtuna po kërkojnë ndihmë mjekësore ka ardhur pikërisht nga uji.
Përmes një komunikate për medie, kjo kompani ka thënë se ndërprerja e ujit ka qenë si masë siguruese për shkak të dyshimeve për helmim.
“Përkundër se rezultatet e mostrave të ujit të nxjerra nga IKSHPK, kanë rezultuar në pajtim me kushtet dhe standardet e pijes dhe janë publikuar, KRU ‘Hidrodrini’ që nga çasti i parë e deri më sot ka vazhduar të mbajë të ndërprerë furnizimin me ujë për fshatrat në fjalë, kjo si masë siguruese e mëtejme”, thuhet në komunikatë.
Tutje, bëhet e diturse “Sot, pas takimit të Shtabit Emergjent Komunal të Deçanit është vendosur që nga ora 13:00 të rikthehet furnizimi nga sistemi i ujësjellësit për zonën në fjalë”.
“Përkundër këtij vendimi, të përbashkët të Shtabit Emergjent, KRU ‘Hidrodrini’, rekomandon që uji sërish, mos të përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një vendim të ardhshëm”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
KRU ‘Hidrodrini’, që nga çasti i parë i shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, të banorëve të fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të komunës së Deçanit, me vëmendje po përcjellë situatën shëndetësore të krijuar.
Analizat e mostrave të ujit, të cilat kanë arritur nga IKSHPK, flasin se uji, në zonat ku është dyshuar, është brenda normave duke rezultuar në kufinjë të lejuar, në përputhje me parametrat e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ 16/2012 i cili është udhëzim i njëjtë me standardet e Bashkësisë Europiane. Ky fakt sa e qetëson gjendjen dhe e vënë në pah të vërtetën po aq edhe duhet ta rris përkushtimin dhe vëmendjen e autoriteteve respektive, qytetarëve, mediave dhe shoqërisë se çka tjetër mund të ketë ndikuar në shëndetin qytetarë.
Përkundër se rezultatet e mostrave të ujit të nxjerra nga IKSHPK, kanë rezultuar në pajtim me kushtet dhe standardet e pijes dhe janë publikuar, KRU ‘Hidrodrini’ që nga çasti i parë e deri më sot ka vazhduar të mbajë të ndërprerë furnizimin me ujë për fshatrat në fjalë, kjo si masë siguruese e mëtejme. Sot, pas takimit të Shtabit Emergjent Komunal të Deçanit është vendosur që nga ora 13:00 të rikthehet furnizimi nga sistemi i ujësjellësit për zonën në fjalë. Përkundër këtij vendimi, të përbashkët të Shtabit Emergjent, KRU ‘Hidrodrini’, rekomandon që uji sërish, mos të përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një vendim të ardhshëm.
KRU ‘Hidrodrini’ siguron qytetarët se është në mbikëqyrje të vazhdueshme të gjendjes dhe në koordinim të vazhdueshëm profesional me IKSHPK.
Konform vendimeve të Shtabit Emergjent dhe gjendjes së shpallur Emergjente në këtë komunë, KRU ‘Hidrodrini’, ka urdhëruar vazhdim të angazhimit 24 orësh dhe me kapacitete të shtuara për Njësinë e saj Operative në Deçan.
Në principin se asnjëherë nuk mund të eliminohet shqetësimi pa u gjetur shkaku, KRU ‘Hidrodrini’, fton të gjithë akerët dhe qytetarët e komunës së Deçanit, që të përcjellin rekomandimet e mekanizmave zyrtar kompetent të involvuar në këtë çështje.
KRU ‘Hidrodrini’, mbështet fuqishëm me të gjitha kapacitetet brenda autoritetit të vet profesional, hetimet e prokurorisë së shtetit në zbardhjen e rasteve dhe të gjtiha mekanizmat e involvuar në menaxhim të situatës dhe tejkalim sa më të shpejt.
Pacientëve që kanë shfaqur simptoma dhe probleme shëndetësore, ju urojmë shërim sa më të shpejt dhe kthim të shëndetit të plotë.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Arrestohet në Ferizaj një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi