LAJMI I FUNDIT:

Një postim i sponsorizuar në Instagramin e Ronaldos kushton 1.6 milion dollarë, lista e 10 më të mirëve

Një postim i sponsorizuar në Instagramin e Ronaldos kushton 1.6 milion dollarë, lista e 10 më të mirëve

Janë publikuar disa nga emrat që fitojnë më së shumti para për postimet që bëjnë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.

Sipas një njoftimi të bërë nga kompania britanike e rrjeteve sociale, Hopper HQ, futbollisti Cristiano Ronaldo, ka kryesuar listën e të famshmëve me më së shumti fitime nga rrjeti i lartpërmendur.

Sipas hulumtimit, vlerësohet se sa dhe çfarë mund të bëjë secili njeri i famshëm.


Ylli portugez u kërkon reklamuesve një shumë prej 1.6 milion dollarësh për një postim në llogarinë e tij në Instagram, në bazë të firmës së marketingut.

HopperHQ ka përpiluar listën duke analizuar faktorët përfshirë aktivitetin mesatar të llogarisë, sa shpesh poston dhe një sërë variablash të tjerë, përmendur edhe ndjekësit dhe mënyrën për një artikull apo imazh të sponsoruar.

“Me Evropianin që filloi në fillim të këtij muaji dhe disa lëvizje të diskutueshme të marketingut gjatë dy javëve të fundit, prania e Ronaldos është ngritur në qiell” – tha Mike Bandar, një bashkëthemelues i kompanisë.

Më poshtë ua sjellim 10 yjet botërore që marrin shuma marramendëse për një postim, nga Ronaldo e deri tek Kendall Jenner.

1. Cristiano Ronaldo 1.6 – milion dollarë

2. Dwayne Johnson 1.52 – milion dollarë

3. Ariana Grande 1.51 – milion dollarë

4. Kylie Jenner 1.49 milion dollarë

5. Selena Gomez 1.46 milion dollarë

6. Kim Kardashian 1.41 milion dollarë

7. Lionel Messi 1.16 milion dollarë

8. Beyonce Knowles 1.14 milion dollarë

9. Justin Bieber 1.11 milion dollarë

10. Kendall Jenner 1.05 milion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Magazina
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Melinda Ademi duket tejet provokuese me një video nga pushimet

Melinda Ademi duket tejet provokuese me një video nga pushimet

Magazina
Bëhen bashkë dy ish-banoret e Big Brother VIP Kosova 2

Bëhen bashkë dy ish-banoret e Big Brother VIP Kosova 2

Magazina

"Çka të thotë burri, gruaja bën Amin" - Xhuli Nura flet për meshkujt shqiptarë

Magazina
Brad Pitt është 60 vjeç por joshi të gjithë me sharmin e tij gjatë premierës, njerëzit aludojnë për ndërhyrje

Brad Pitt është 60 vjeç por joshi të gjithë me sharmin e tij gjatë premierës, njerëzit aludojnë për ndërhyrje

Magazina
Kalo në kategori