LAJMI I FUNDIT:

Milot Rashica feston ditëlindjen e 25-të, Belkiz vjen me urim special për të

Milot Rashica feston ditëlindjen e 25-të, Belkiz vjen me urim special për të
Milot Rashica dhe Belkiz Kera Foto: Instagram

Milot Rashica gjatë ditës së sotme (e hënë) feston ditëlindjen e tij të 25-të.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, derisa futbollisti i ka shpërndarë për ndjekësit.


Në anën tjetër, partnerja Belkiz Kera nuk ka lënë anash një postim të ëmbël për Rashicën.

Ajo zgjodhi që të publikojë një imazh të tij së bashku me djalin, duke i bashkangjitur edhe një urim.

“Gëzuar Ditëlindjen për burrin tim të mahnitshëm, i cili nuk pushon duke më mahnitur. Faleminderit për atë që jeni, dhe gjithçka që bëni. Unë dhe Tian jemi kaq me fat që të kemi në jetën tonë. Të dua shumë”, shkroi ajo.

Miloti dhe Belkiz ndër të tjera ndajnë një fëmijë së bashku, që quhet Tian. /Telegrafi/