Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liqenin e Ujmanit dhe se për këtë kanë ekipin që do të merren.
Kurti pas një simpoziumi me temën “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”, në një deklaratë të shkurtër për media tha se raportin e SHBA-së për Ujmanin do ta komentojnë më vonë.
“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”, u shpreh shkurt Kurti.
Shefi i ekzekutivit tha nuk është përgjigjur rreth çështjes së liberalizimit të vizave pas takimit që ka pasur ditë më parë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ndryshe, një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.
Raporti propozon formimin e një komisioni për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.
Kurti këto komente i bëri pas Simpoziumit për të Ardhmen e Planifikimit Territorial në Kosovë, të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në partneritet me UN-Habitat Kosova.
Në fjalimin e tij, Kurti tha se qytetet që tani njerëzit duan, janë qytete aktive, të gjelbra dhe me ajër të pastër, gjithëpërfshirëse, të qasshme e me transport të integruar, me sistem publik shëndetësor e banim të përballueshëm, solidare e me mundësi të barabarta për secilin.
Kryeministri tha se ky simpozium është shumë i rëndësishëm për t’u hapur rrugë: zhvillimit të një diskursi më të thellë e akademik mbi territorin, planifikimin dhe materializimin e tij; angazhimin dhe ndërveprimin e profesionisteve të fushave të ndryshme, të shoqërisë civile, e të qytetarëve në një proces më gjithëpërfshirës të planifikimit, dhe; për t’iu bashkuar lëvizjeve për mbrojtjen e planetit tonë kundrejt sfidave globale që e rrethojnë.
Forcimi i kapaciteteve institucionale në nivele të ndryshme për të arritur një sistem të planifikimit hapësinor të përshtatshëm për qëllimet e Kosovës, gjetja e zgjidhjeve inovative që mund të rrisin lidhjet rurale-urbane për planifikim më të ekuilibruar të territorit në nivelin kombëtar, janë disa nga temat që u trajtuan në simpozium.
Për këto dhe tema të tjera që lidhen me të ardhmen e planifikimit të territorit në Kosovë folën ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, Shefi i UN-Habitat në Kosovë, Omar Siddique, si dhe shume ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare