LAJMI I FUNDIT:

Propozimi amerikan për Ujmanin, ekspertët identifikojnë përparësitë e Kosovës

Propozimi amerikan për Ujmanin, ekspertët identifikojnë përparësitë e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

Raporti propozon formimin e një komisioni për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.


Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë ende nuk kanë bërë ndonjë koment për studimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për liqenin e Ujmanit dhe përdorimin e ujit të lumit Ibër.

Gjeologu Valbon Bytyqi thotë se liqeni i Ujmanit është në një kontekst tjetër për dallim nga marrëveshja mes Amerikës dhe Kanadasë. Megjithatë sipas tij mund të nxirren mësime të mira nga ajo marrëveshje.

“Kufiri Kanada-SHBA, më shumë i bashkon shtetet se që i ndanë. Kufiri atje është krejtësisht formal, derisa te ne Ujmani dhe kufijtë tjerë me Serbinë janë çështje gjeopolitike”, deklaroi Bytyqi për RTV Dukagjinin.

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve politike Seb Bytyçi thotë se në çështjen e Ujmanit, Kosova ka një avantazh nga Serbia.

“Kosova në këtë çështje ka një avantazh, pasi që shtetet që kanë lartësi më të madhe mbidetare kanë përparësi në menaxhimin e lumenjve pasi kontrollojnë rrjedhën e lumenjve…Nëse bëhet një marrëveshje do të ndërtohen diga të reja nga Serbia në rrjedhën e Ibrit, por që do të paguante benificione për Kosovën që është në rrjedhën e epërme të Ibrit”, deklaroi Seb Bytyçi.

Ujmani është liqen artificial që shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë.

Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 11.9 km2 nga të cilat 9.2 km2 janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 km2 në territorin e Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori