LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: EEM këtë vit ofroi çmim më të ulët për energjinë elektrike

Maqedoni: EEM këtë vit ofroi çmim më të ulët për energjinë elektrike

Kompania shtetërore energjetike “SHAA EEM” ka ofruar çmim më të lirë prej 36.1 euro për megavat në orë, në tenderin për blerjen e energjisë elektrike për gjashtë muajt e ardhshëm, që e ka shpallur furnizuesi universal “EVN Home”.

Nga EVN informojnë se në ankandin e sotëm për furnizim të sasive të energjisë elektrike për përmbushje të nevojave të shfrytëzuesve, kanë marrë ofertë më të volitshme nga “SHA EEM”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në ankandin e sotëm për furnizim të sasive të energjisë elektrike për përmbushje të nevojave të shfrytëzuesve, EVN Home si furnizues universal i energjisë elektrike mori ofertë më të volitshme nga SHA EEM me çmim prej 36,1 euro për megavat orë. Në tender morën pjesë dy kompani – SHA EEM dhe EFT”, informojnë nga EVN Maqedoni.


Ndryshe, sipas Ligjit për energjetikë, EEM këtë vit duhet të sigurojë 70 përqind të sasive të nevojshme të EVN Home për furnizim të konsumatorëve tarifor. Vitin e kaluar SHA EEM ofroi çmim prej 38.8 eurove për megavat/orë.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) deri në fund të muajit duhet ta kumtojë çmimin e ri të energjisë elektrike që, siç thonë nga KRRE, më së shumti varet nga shuma të cilën e ofroi sot SHA EEM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Politikë
AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

Lajme
Kalo në kategori