Mbi 48 përqind e qytetarëve në Kosovë mendojnë se diskriminimi është i pranishëm në vend. Qytetarët të anketuar në kuadër të hulumtimit “Diversiteti dhe Barazia në Kosovë” kanë theksuar se më shumë se 90 përqind e diskriminimit bëhet në bazë të nacionalitetit.
Kështu është thënë në konferencën për prezantimin e të gjeturave në kuadër të hulumtimit “Diversitetit dhe barazia në Kosovë” nga Zyra për Qeverisje të Mirë.
Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi u zotua se prioritet i qeverisë Kurti është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe zbatimi i legjislacionit kundër diskriminimit.
“Prioriteti i qeverisë tonë është mbrojtja e të drejtave të njeriut. Dialogu ndëretnik bazuar në të drejtën dhe jo diskriminim të bazuar në barazi gjinore, bashkëjetesën dhe jetën e të gjithave pa marrë parasysh në gjuhën, religjionin dhe çfarë është ngjyra e lëkurës tuaj. Mbetet tek ne se sa është zbatimi i ligjeve në institucionet publike dhe private. Ajo që dëshiroj të them është bashkëpunimi me zyrën për qeverisje të mirë. Ky mobilizim i përgjithshëm i yni duhet të jetë i lidhur nëse duam të i tregojmë botës se Kosova është i vend i sigurt dhe stabil”, ka theksuar ajo.
Mirëpo, avokati i Popullit, Naim Qelaj pati kritika, meqë sipas tij nuk ka pasur analizë të thellë të kornizës ligjore.
“Ne duhet të hyjmë në një analizë të thellë për të parë se si ka ndikuar ky ligj. Një përgjegjësi e madhe e këtij ligji bie mbi institucionin që unë jam bartës. Pjesa më kryesore e barrës bie mbi qeverinë. Flasim për një ligj shumë të mirë, por mendoj që derisa nuk kemi një analizë të tillë atëherë nuk mund të themi se sa është zbatuar. Kemi një perceptim të lartë që diskriminimit ndodhë në Kosovë. Por rastet e raportuara janë shumë pak. Nga rastet që raportohen te ne mbi 800 pranohen. Këto 800 raste kanë një bazë të diskriminimit. Por nuk dihet se sa raste janë në gjykatë, sa janë në procedura”, tha ai.
Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Luigi Brusa tha se njohja e drejtave të njeriut duhet të jetë mision i të gjithëve.
“Institucionet relevante duhet të punojnë të gjithë së bashku si ekip. Zëvendëskryeministrja duhet të fuqizojë bashkëpunimin me Avokatin e Popullit, por po ashtu edhe me gjykatësit dhe prokurorët. Ky ambient kompleks duhet të jetë subjekt, po ashtu edhe komunat duhet të përfshihen.
Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë ka folur për të gjeturat e studimit “Format e diskriminimit në Kosovë”.
“Ka pasur target 1635 të anketuar dhe ka përfshirë më se 38 komuna në tërë territorin. Hulumtimi tregon për gjetje jo të mira dhe kërkohet nga institucionet që të ndërmerren hapa. Kemi mbi 40 përqind thonë se shumë pak, 4 përqind kanë thënë se nuk ka diskriminim dhe 21 përqind në masë më të madhe. Kemi adresuar edhe atë se ku është më prezent, 90 përqind në aspektin e nacionalitetit, të opinionit politik 16 përqind. Në bazë të racës 6 përqind, 5 përqind aftësia e kufizuar”, ka theksuar ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë