LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila tregon se çfarë do të ndodhë me transformimin e AKP-së pas vendimit për shuarje

Kusari-Lila tregon se çfarë do të ndodhë me transformimin e AKP-së pas vendimit për shuarje

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Telegrafin me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar se çfarë do të ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kusari-Lila ka thënë se në muajin tetor do të iniciohet Ligji për Transformimin e AKP-së.

“Shumë shpejtë do të prezantohen emrat e Bordit të ri të AKP-së nga Qeveria në Kuvend, e dyta është krijimi i strategjisë prej tani deri në mbyllje. Në muajin tetor ku e kemi paraparë me agjendë legjislative Ligjin për Transformimin e AKP-së që e kemi të iniciuar në Kuvend”, thotë Kusari-Lila.


Ajo tregon se do të bëhet vlerësimi i aseteve, kontratave dhe proceseve të kontestuara ligjore.

Mimoza Kusari-Lila gjatë emisionit “Përballje” në Telegrafi.com

“Për brenda do të bëhet vlerësimi i aseteve të mbetura, vlerësimi i kontratave aktuale të qiradhënies dhe vlerësimi i proceseve të kontestuara të cilat ndodhen në Dhomën e Veçantë të Gjykatës”, tregon ajo.

Sipas Kusari-Lilës, gjithashtu do të bëhet edhe vlerësimi i brendshëm i agjencisë, duke bërë përgatitjen për themelin e Fondit Sovran.

“Në kuadër të këtij procesi, natyrisht do të bëhet edhe një vlerësim i brendshëm i AKP-së dhe vlerësim i punëtorëve, gjegjësisht përgatitjet profesionale dhe natyrisht pastaj përgatitja për themelimin e Fondit Sovran dhe sa prej tyre mund të transferohen në këtë Fond”, përfundon Kusari-Lila.

Në këtë intervistë, ajo ka folur edhe për qeverisjen Kurti, për akuzat e opozitës për punësime familjare nga LVV dhe “kapjen” e institucioneve, për dialogun dhe për zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori