LAJMI I FUNDIT:

Samsung e tejkalon Apple falë celularëve të lirë

Samsung e tejkalon Apple falë celularëve të lirë

Shitja e telefonave inteligjentë u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti.

Telefonat inteligjentë janë ende shumë të kërkuar në pandeminë e coronavirusit.

Në tremujorin e parë, shitjet u rritën me 26 për qind në pothuajse 378 milionë pajisje, njoftoi të hënën kompania e hulumtimit të tregut Gartner.


Ka pasur një ndryshim në krye të shitjeve të telefonave inteligjentë, transmeton Telegrafi.

Në fillim të vitit, Samsung hodhi Apple nga froni që kishte fituar në biznesin e Krishtlindjeve dhe zuri vendin e parë me më shumë se 76 milionë telefona inteligjentë të shitur. Pajisjet që kushtojnë më pak se 150 dollarë ishin veçanërisht të pëlqyera nga klientët.

Samsung përpara Apple, Xiaomi, Vivo dhe Oppo

Apple doli në vendin e dytë me pak më pak se 58.6 milionë iPhone. Kërkesa u rrit përsëri nga modelet me aftësi 5G si iPhone 12. “5G do të mbetet nxitësi kryesor i rritjes për Apple në vitin 2021”, tha Gupta. Pas Apple janë 3 ofruesit kinezë Xiaomi , Vivo dhe Oppo. /Telegrafi/