LAJMI I FUNDIT:

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X tha se ka respektuar urdhrat e Gjykatës Federale australiane për të larguar pamjet e sulmit me thikë në kishën Wakeley të Sidneit, edhe pse videoja u shfaq përsëri.

Siç raportohet, komisioneri eSafety ka kërkuar nga X që të largojë pamjet e sulmit ndaj peshkopit Mar Mari Emmanuel, për shkak të përmbajtjes.


Gjithashtu, Elon Musk u urdhërua të largojë postimet e sulmit me thikë edhe nga Gjykata Federale e cila kishte frikë se videoja mund të përdoret për të inkurajuar njerëzit të bashkohen në një organizatë terroriste ose të kryejnë akte të tilla.

Por, edhe pse X ka larguar 65 video të sulmit nga platforma, shumë nga videot kanë mbetur të qasshme për përdorues jashtë Australisë përmes një VPN, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Madje, edhe një përdorues i X i verifikuar me sa duket me seli në New Hampshire në SHBA, ka postuar një përgjigje ndaj deklaratës së kompanisë për kufizimin e postimeve dhe i ka bashkangjitur pamjet e sulmit.

Bëhet e ditur se postimi ishte i qasshëm edhe për përdoruesit australianë.

Menjëherë pas këtij veprimi, X deklaroi se postimet origjinale nuk duhej të ishin larguar pasi beson se “përmbajtja e tyre nuk inkurajon ose provokon dhunë”.

Gjithashtu, kompania ka kundërshtuar kërkesën për të larguar përmbajtjen globalisht nga platforma.

“X beson në respektimin e të drejtës së një vendi për të zbatuar ligjet brenda juridiksionit të tij dhe beson se qeveritë nuk duhet të jenë në gjendje të censurojnë atë që qytetarët e vendeve të tjera e shohin”, thuhet në deklaratën e platformës së Musk. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Qeni robot bëhet me gëzof

Qeni robot bëhet me gëzof

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Kalo në kategori