LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ancelotti është trajner i Real Madridit

Zyrtare: Ancelotti është trajner i Real Madridit
(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Tashmë është zyrtare, Carlo Ancelotti është larguar nga Evertoni dhe është bërë trajneri i ri i Real Madridit.

Strategu italian është kthyer te klubi nga i cili u largua në vitin 2015 dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.


Ancelotti e ka blerë shkëputjen e kontratës me Evertonin, në mënyrë që të nënshkruajë me Los Blancos.

Trajneri, i cili do t’i mbushë 62 vjet këtë muaj, kthehet te Reali, ku e kishte fituar ‘La Decima’ në Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit dyvjeçar (2013-2015).

Zinedine Zidane dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Mbretërve pas sezonit zhgënjyes, në të cilin nuk fitoi asnjë trofe.

Sipas Sky Sport Italia, Ancelotti do të përfitojë gjashtë milionë euro për sezon në bazë të kontratës së re.

Kujtojmë që Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri ishin opsionet e Realit. Ky i fundit nënshkroi për Juventusin, ndërsa ish-trajneri i Interit është akoma pa punë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori