Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë në konkursin e shpallur për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Në një njoftim për medie të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se procesi i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese.
Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces, do të publikohen në ueb faqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim.
Do të konsiderohet gjithashtu se është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të rekrutimeve të pavarura për t’u qasur në dokumente të dorëzuara në zarfin e aplikimit, me ç’rast informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi, thuhet në njoftim.
Afati i konkursit është i hapur nga data 26 maj 2021 deri më 9 qershor 2021. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBien aksionet e Apple shkaku i vendimit të qeverisë kineze
Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik
Këtë të premte në HaPiTe: Çka duhet pronarët e bizneseve të dinë për HR?
Zgjidh Prime Travel për aventurat më të mrekullueshme të jetës suaj
Bëje ëndrrën tënde realitet - apliko për bursën nga Fondacioni i Bursave për Studentë AMIK
Aliu: Qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare për konsum familjar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”: Publikohen disa pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky gjatë luftës në Ukrainë
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, por legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë