LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik

Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik

Telegrafi Jobs – shoku yt për punë, është në prag të shpalosjes së konceptit të ri të platformës për punësim dhe shpallje, duke sjell revolucion në këtë fushë. Çfarë e bën këtë platformë unike është fakti se Telegrafi Jobs ka kombinuar shpalljen e vendeve të punës me mediat më me influencë në vend. Përveç kësaj do të sjell modulin smart, bëjnë të ditur udhëheqësit e platformës. 

Kjo platformë do t’ju ndihmojë të gjithë atyre që janë në kërkim të punës ose duan të gjejnë punëtorë për biznesin e tyre. E gjithë kjo vjen në një formë krejt të veçantë nga ajo që keni parë deri tani.

Platfoma Telegrafi Jobs, do të sjellë revolucion të vërtetë në mënyrën se si punëkërkuesit dhe bizneset ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Për më tepër ekipeve të HR platforma do t’ua bëj më të lehtë menaxhimin e konkurseve, duke ua mundësuar që përmes një llogarie të vetme të hapin dhe menaxhojnë disa kompani.

Menaxheri i Telegrafi Jobs, Brezar Xërxa në prag të lansimit të konceptit të ri të platformës bëri të ditur se kanë  punuar me përkushtim për të siguruar që kjo platformë të përshtatet me nevojat e secilit, qoftë ata që janë në kërkim të punës ose që janë në kërkim të punëtorëve për bizneset e tyre. 

“Telegrafi Jobs do të ofroj gamë të gjerë mundësish dhe opsionesh për të gjithë, duke u siguruar që edhe çmimet e pakove të jenë të arsyeshme bazuar në atë që ofrohet. Ndërsa përmbajtjen e pakove dhe çmimet do t’i shpalosim ditën e lansimit zyrtar”, deklaroi Xërxa. 

Në ditën e lansimit zyrtar te konceptit të ri Telegrafi Jobs, audienca gjithashtu do të ketë mundësi të eksploroj dizajnin e ri të platformës dhe të marr të gjitha informacionet shtesë. 

Telegrafi Jobs do të jetë partneri juaj i rekrutimit njëkohësisht shoku yt për punë.