LAJMI I FUNDIT:

Bëje ëndrrën tënde realitet – apliko për bursën nga Fondacioni i Bursave për Studentë AMIK

Bëje ëndrrën tënde realitet – apliko për bursën nga  Fondacioni i Bursave për Studentë AMIK

Në një shoqëri ku arsimi luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, bursat për studentë janë një mundësi e mirë për ata që ndjekin ëndrrën e tyre drejt arsimit të lartë. 

Në Kosovë mundësi të tilla të bursave që ndryshojnë jetën e shumë studentëve po ofrohen nga Fondacioni i Bursave për studentë, iniciativë e drejtuar nga Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK)

AMIK është një organizatë joqeveritare që ka si mision të avancojë sektorin mikrofinanciar në Kosovë dhe të ndihmojë në përfshirjen financiare dhe sociale të komuniteteve. Për të arritur këtë qëllim, AMIK dhe anëtarët e tij kanë themeluar Fondacionin e Bursave për Studentë, një bursë që synon të ofrojë ndihmë financiare për studentët e Kosovës. 

Nëpërmjet këtyre bursave, AMIK dhe institucionet mikrofinanciare anëtare të tij po kujdesen për të ndihmuar studentët që ballafaqohen me sfida financiare në rrugën e tyre drejt dijes. 

Fondacioni nuk është vetëm një burse financiare; është një partner i vërtetë i studentëve. Përmes mentorimit, mundësive praktike, dhe rrjetëzimit, ky fondacion siguron që studentët të kenë një mbështetje të plotë gjatë rrugës së tyre akademike dhe profesionale. Ky burim i mbështetjes nxit lëvizshmërinë sociale dhe ndihmon në thyerjen e ciklit të varfërisë. 

E rëndësishme është fakti që Fondacioni i Bursave për Studentë nuk diskriminon bazuar në përkatësi gjinore, fetare, etnike, sociale, apo politike. Për ta, arsimi duhet të jetë i qasshëm për të gjithë.  

Prandaj të gjithë ata që duan të kenë një të ardhme të ndritur drejt dijes të aplikojnë për këto bursa sepse është një rast i rrallë që do t’ju ndihmoj ta bëni ëndrrën tuaj realitet. 

Aplikoni dhe bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi drejt një të nesërme më të ndritshme dhe më gjithëpërfshirëse. 

Për detaje të plota rreth aplikimit: https://amik.org/f/92/Formulari-i-Aplikimit-per-Burse-.