LAJMI I FUNDIT:

“Dukagjini” sjell tekste të reja shkollore për klasat 7, 8, 9 të serisë së librave “Wider World”

“Dukagjini” sjell tekste të reja shkollore për klasat 7, 8, 9 të serisë së librave “Wider World”

Për vitin e 6-të shkollor me radhë, shtëpia botuese “Dukagjini” është nikoqire e prurjes më inovative në shkollat e Republikës së Kosovës, asaj të teksteve shkollore të gjuhës angleze të shtëpisë botuese britanike “Pearson Education” – më e njohura në mbarë botën. 

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell për herë të parë në Kosovë edicionet e reja të serisë së librave “Wider World”, që është bashkëpunim i Pearson dhe BBC për të zhvilluar një program gjithëpërfshirës të mësimit të gjuhës angleze për nxënës të niveleve të ndryshme. “Wider World” përgatit nxënësit për një të ardhme të mirë, bazuar në aftësi gjithëpërfshirëse.

Duke qenë përfaqësues zyrtar i “Pearson Education” për tekstet shkollore të gjuhës angleze, “Dukagjini” mundëson që në planprogramet e shkollave në Kosovë të ketë tekste shkollore të një standardi me të cilin krahasohen kurset dhe vlerësimet e gjuhës angleze në mbarë botën.

Përdorimi i teksteve për gjuhën angleze në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës është i aprovuar nga MAShTI.

Të gjitha tekstet shkollore të gjuhës angleze botuar nga “Pearson Education” përmbajnë: Librin bazë, fletoren e punës, librin për mësuesin/en, si dhe materiale shtesë mbështetëse edukative për mësuesit e mësueset. Kësisoj, shtëpia botuese “Dukagjini” vazhdon të kontribuojë në aspekte të ndryshme të arsimit, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve arsimore, shfrytëzimin e teknologjisë në procesin e të mësuarit, procesin e vlerësimit, si dhe mbështetjen e pakusht për mësimdhënësit kosovarë.

Për nivelin parashkollor, “Dukagjini dhe “Pearson” sjellin “My little Island”, që është një metodë mësimore që i çon nxënësit parashkollorë në një aventurë emocionuese në ishull me personazhe të moshës së tyre në një program unik dhe tërheqës që e bën mësimin e anglishtes argëtues.

Për klasat 1, 2, 3, “Dukagjini dhe “Pearson” sjellin “Yazoo”, që është një program mësimor mjaft interesant me pesë nivele për nxënësit. Fëmijët do të takojnë kafshët e dashura “Yazoo” dhe do të ndajnë aventurën e tyre në çdo nivel të mësimit. Tekstet shkollore të gjuhës angleze “Yazoo” nxisin nxënësit për mësim përmes një sërë aktivitetesh, këngësh dhe lojërash ndërsa vijon mësimi anglisht. Një planprogram i strukturuar gramatikor, i kombinuar me komunikim të qartë dhe zhvillim të aftësive, u jep nxënësve gjithçka që u nevojitet për të pasur sukses.

Për klasat 4, 5, 6, “Dukagjini dhe “Pearson” sjellin “Today”, që mbështet individë dhe grupe nxënësish me përmbajtje fleksibile të përshtatshme për klasa me aftësi të ndryshme. 

“Today” i fuqizon mësuesit/et që të formojnë të nxënët rreth nevojave të nxënësve me vështirësi të vlerësuara, aktivitete alternative dhe materiale shtesë për nxënësit me disleksi, si dhe animacione argëtuese gramatikore, për aftësimin e nxënësve për shkrim-lexim, të folur dhe dëgjim. Përmbajtja e pasur me medie i vë nxënësit përballë situatave të jetës reale, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi efikase të komunikimit për t’i shfrytëzuar në jetën e përditshme. 

Për klasat 7, 8, 9, “Dukagjini” dhe “Pearson” sjellin “Wider World”, e cila përkujdeset që nxënësit të zhvillojnë aftësi komunikimi, punë grupore, si dhe ndërgjegjësohen në aspektin kulturor. Kjo arrihet përmes mësimeve mbi tema kulturore, projekteve ndërdisiplinore, detyrave gjuhësore dhe ushtrimeve të tjera. “Wider World” përgatit nxënësit për të ardhmen e tyre me aftësitë të llojllojshme.

Për klasat 10, 11, 12, “Dukagjini” dhe “Pearson” sjellin edicionet “Focus”, të cilat janë të organizuara në njësi tematike, secila e përqendruar rreth temave tërheqëse që janë të rëndësishme për jetën dhe interesat e nxënësve. Këto njësi ofrojnë një gamë të larmishme aktivitetesh dhe ushtrimesh që synojnë zgjerimin e fjalorit, përvetësimin e rregullave  gramatikore dhe përmirësimin e shqiptimit.

Shtëpia botuese “Dukagjini” është gjithmonë në kërkim të lehtësimit të metodave për mësimdhënie, por edhe inovacionit, duke sjellë në vazhdimësi risi në Kosovë. Kjo e bën mësimdhënien më të lehtë për mësimdhënësit/et, si dhe e bën mësimnxënien më interesante e argëtuese për nxënësit e nxënëset.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Prishtina Ticket
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori