LAJMI I FUNDIT:

Prishtina bartëse në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

Prishtina bartëse në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të jetë bartëse në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kryeqytetasit kosovar tanimë i kanë të qartë edhe kundërshtarët e mundshëm në këtë rreth të garave evropiane.


Organizatorët e turneut të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, HB Torshavn dhe Prishtina janë bartëse nga katër skuadrat pjesmëarrëse.

HB dhe Prishtina kanë nga 2.250 pikë, kurse dy skuadrat jobartëse janë kampionët e Andorrës, Inter Club d’Escaldes me 1.500 pikë dhe kampionët e ri të San Marinos, Folgore me 1.000 pikë të tubuara, ka njoftuar klubi kryeqytetas.

Pra, Prishtina në shortin e 8 qershorit mund të ndeshet me njërën prej dy skuadrave me koeficient më të ulët, Inter nga Andorra apo Folgore nga San Marino.

Skuadra e San Marinos, Folgore, nga gjashtë paraqitjes evropiane dhe në 12 ndeshjet e saj nuk kanë asnjë kalim raundi dhe asnjë fitore, përveç një barazimi. Do të jetë kjo vetëm pjesëmarrja e dytë e tyre në Champions.

Kurse, kampionët e Inter nga Andorra, do të kenë paraqitjen e dytë rresht. Të parën e kishin kundër Dritës në edicionin e kaluar duke u mposhtur nga ish-kampionët e Kosovës në Zvicër, 2-1. Në ndeshjen pasuese në Ligën e Evropës, u eliminuan nga kampionët e Irlandës, Dundalk me rezultat minimal, 1-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori