LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 57 vjeçare babai i këngëtares Adele, me të cilin ajo nuk fliste

Vdes në moshën 57 vjeçare babai i këngëtares Adele, me të cilin ajo nuk fliste

Babai i këngëtares milionere, Adele, me të cilin ajo nuk fliste, ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Mark Evans, i cili nuk kishte folur me vajzën e tij për vite me radhë pas një konflikti të hidhur, vdiq pas një beteje me kancerin, raportoi The Sun.


Një burim i tha gazetës se familja e Z. Evans ‘natyrisht ishin shumë të mërzitur nga vdekja e tij’, shkruan DailyMail.

Ata shtuan se marrëdhënia me vajzën e tij mbeti ‘e ashpër deri në fund’, me gjithë përpjekjet për t’i ‘rregulluar gjërat’.

Ai dhe vajza e tij i prishën raportet në vitin 2011 kur Evans, i cili u largua nga këngëtarja kur ishte ajo fëmijë, pohoi në një intervistë se ajo luftoi për të gjetur dashurinë për shkak të çështjeve të braktisjes së saj.

Vdekja e tij vjen pasi u raportua në vitin 2019 që Z. Evans po fitonte vetëm 50 funte në ditë si shofer i dorëzimit për kompaninë ‘Yodel’.

Z. Evans kishte zbuluar në vitin 2013 se vuante nga kanceri i zorrëve.

Në një intervistë atë vit, ai u shpreh se dëshironte ‘thjeshtë që vajza e tij të kthehej’ pas vitesh pa folur me të.

Duke folur dy vjet më parë, z. Evans pranoi se ai ishte një ‘baba i kalbur’ për vajzën e tij kur ajo ishte duke u rritur.

“Unë pija dy litra vodka dhe shtatë apo tetë birra çdo ditë. Kam pirë kështu për tre vjet. Zoti e di vetëm se si i mbijetova asaj”, tha ai.

Ai shtoi se ai ishte ‘thellësisht i turpëruar’ për atë që kishte ‘bërë’.

Evans, i cili jetonte në një shtëpi të vogël me qira në Bridgend, Uellsin Jugor, po fitonte midis 50 dhe 100 funte për punën e tij si shofer dërgesash – që përfshinte dorëzimin e parcelave për shërbimin ndërlidhës ‘Yodel’, siç raportohet nga The Sun.

Foto: Adele/Instagram

Gazeta fotografoi alkoolistin e reformuar, të veshur me xhinse dhe një këmishë rozë, duke bërë xhiron e tij.

“Ai nuk ka pasur një jetë në të vërtetë, ai thjesht ekziston. Ai dikur ishte një hidraulik, por kaloi në drejtimin e automjetit disa muaj më parë”, kishte thënë aso kohe një burim pranë tij.

Evans mori përgjegjësinë e plotë për dështimet e tij si baba – duke u larguar kur vajza e tij kur ajo ishte tre vjeçe, duke lënë nënën e saj Penny Adkins për ta rritur atë e vetme.

Foto: Adele/Instagram

Pavarësisht prishjes së marrëdhënies së tij me Penny, Z. Evans mbeti i afërt Adele, e cila do të kalonte pushimet e shkollës në Uells me gjyshërit e saj Rose dhe John Evans dhe vëllanë e saj Cameron.

Lajmi për vdekjen e babait të saj vjen vetëm disa ditë pasi Adele ndau një sërë fotografish me ndjekësit e saj në Instagram, për ditëlindjen e saj të 33-të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori