LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kurrë nuk e kam mbështetur ‘vizatimin’ e kufirit në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë

Rama: Kurrë nuk e kam mbështetur ‘vizatimin’ e kufirit në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj lajmit të përditshmes austriake Der Standard lidhur me ndryshimin e kufijve.

Rama me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se, kurrë nuk e ka mbështetur vizatimin e kufijve në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë.


“Des Standard çfarë zhgënjimi që shoh një gazetë me reputacion kaq të lartë të sillet si një shpërndarës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë diçka që lidhet me ‘non-papers dhe harta’. Kurrë nuk e kam mbështetur vizatimin e kufirit në baza etnike midis Kosovës dhe Serbisë”, ka reaguar Rama, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë që në një shkrim të datës 27 prill, gazeta austriake shkruan se, “kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medieve në Shqipëri se ai e kishte parë non-paper dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiq dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Që nga mesi i muajit prill e deri më tash, në medie janë publikuar dy të ashtuquajtur “non-paper”, si dokumente të pretenduara, në të cilat flitet për qasje të ndryshme rreth marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Non-paper” i parë, i publikuar më 15 prill, pretendohet të jetë i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha i dërguar për Këshillin e Evropës. Ai përmban propozimin e supozuar për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon.

"Non-paper" dhe marrëveshja Kosovë-Serbi, gjithçka çfarë u tha rreth këtij dokumenti
Lexo po ashtu "Non-paper" dhe marrëveshja Kosovë-Serbi, gjithçka çfarë u tha rreth këtij dokumenti

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Jansha, por edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Më 27 prill, në disa media në Kosovë është publikuar një “non-paper” tjetër, i cili është pretenduar të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca dhe i cili flet për themelimin e të ashtuquajturit “rajon autonom i Kosovës së Veriut” dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjermania e ka hedhur poshtë vërtetësinë e “non-paperit” që u tha se është hartuar nga ajo dhe Franca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori