LAJMI I FUNDIT:

“Non-paper” dhe marrëveshja Kosovë-Serbi, gjithçka çfarë u tha rreth këtij dokumenti

“Non-paper” dhe marrëveshja Kosovë-Serbi, gjithçka çfarë u tha rreth këtij dokumenti

Publikimi i një dokumenti të ashtuquajtur “non-paper”, ku flitej për marrëveshjen Kosovë-Serbi, nxiti reagime të shumta gjatë ditës së djeshme.

Ky “non-paper” u tha të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Në këtë dokument i cili kishte ardhur në adresë të Telegrafit dhe autenticiteti i tij nuk dihej, thuhej se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lehtësojë procesin që do të çojë tek nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht obliguese mes të dyja palëve, me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë që të përparohet në rrugëtimin evropian dhe të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e jetës së njerëzve.

Po ashtu në këtë “non-paper” thuhet se procesi i dialogut duhet të përmbyllet para fundit të shkurtit të vitit 2022, dhe se të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia, pranojnë sovranitetin e dy shteteve brenda territorit të caktuar të tyre, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu përmendet edhe krijimi i një “distrikti autonom i Kosovës Veriore”. Përdoret termi “Kosovë Veriore”, e jo veriu i Kosovës. Sipas këtij “non-paper” distrikti autonom i Kosovës veriore” do të përfshinte territorin e qyteteve Zveçanin me 35 fshatra, Leposaviqin me 72 fshatra, Mitrovicën e veriut, dhe zonën kadastrale të qytetit të Zubin-Potokut me 63 fshatra”.

Dokumenti propozon edhe një status të veçantë për kishat ortodokse serbe në Kosovë për të siguruar atë që quhet “veprimtari e papenguar” e tyre.

Ambasadori gjerman: Dokumenti i publikuar rreth njohjes Kosovë-Serbi, nuk është i vërtetë
Lexo po ashtu Ambasadori gjerman: Dokumenti i publikuar rreth njohjes Kosovë-Serbi, nuk është i vërtetë

E gjithë kjo përmbajte e këtij “non-paper” nxiti reagime. Fillimisht reagoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili tha se ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk është nismë gjermano-franceze.

Rohde theksoi se e përkrahin plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak. Pas Gjermanisë, reagoi edhe ambasada e Francës në Kosovë.

Në reagimin e tyre u tha se ata nuk janë burim i këtij “non-paper”, dhe se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Reagim pati edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët mohuan se blloku evropian ndan qëndrimet e përmendura në “non-paper”.

“Dokumenti i supozuar nuk paraqet pozicionin e BE-së dhe atë nuk e kanë marrë as Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së e as Përfaqësuesi i lartë”, kanë deklaruar nga BE-ja. Lidhur me përmbajtjen e “non-paper”, Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të komentoi. Në një përgjigje për Telegrafin gjatë ditës së djeshme nga Zyra e Kryeministrit, thanë se nuk kanë çfarë të shtojnë më shumë pas reagimit të ambasadave.

Presidentja, Vjosa Osmani tha se hartimi i këtij “non-paper” është bërë nga Serbia. Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “Non-papers”, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë̈ veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut.

​Osmani: Të gjithë “non-papers” destabilizuese e kanë burim Serbinë
Lexo po ashtu ​Osmani: Të gjithë “non-papers” destabilizuese e kanë burim Serbinë

“Leximi i kujdesshëm i këtyre ‘non-papers’ dhe ideve që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë̈ i këtyre dokumenteve”, ka thënë Osmani.

“Non-paper” nxiti edhe reagimin e opozitës në Kosovë. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se në këtë “non-paper” mungon vetëm përshkrimi i momentin dhe vendit ku do të nënshkruhet ky kapitullim. Ai shtoi se nuk ekziston lider apo parti politike në Kosovë që që do të nënshkruante një marrëveshje të tillë, shkruan Telegrafi.

Publikimi i këtij “non-paper” nuk kaloi pa u komentuar edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se ky dokument nuk është publikuar “rastësisht” Madje, siç pretendon presidenti serb, ky dokument është shkruar nga një person i ditur shumë mirë në këtë çështje dhe se ende nuk është analizuar.

Sidoqoftë, ka thënë më tej, Vuçiq, që pjesa për njohjen pavarësisë së Kosovës (nga Serbia) është e papranueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori