LAJMI I FUNDIT:

“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Pas qëndrimeve të hapura që kanë shprehur Gjermania dhe Franca se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të anëtarësohet Këshillin e Evropës, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi tha se shtetet mike nuk po kërkojnë asgjë më shumë nga ato që është dakorduar kryeministri i vendit, Albin Kurti në marrëveshjen e Ohrit.

Musliu-Shoshi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se shtetet mike të Kosovës po kërkojnë zbatim të asaj që Qeveria është dakorduar në Marrëveshjen e Ohrit.


Sipas deputetes së PDK-së, ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, “prandaj ata po kërkojnë hapa të prekshëm”.

“Këto janë deklarime të shteteve tona mike që edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në fjalimet e tyre kanë qenë edhe si kërkesë që të ketë hapa të prekshëm sa i përket zotimit për zbatim të Asociacionit. Tani nuk janë duke kërkuar asgjë ndërkombëtarët çka nuk është dakorduar Kurti në Marrëveshjen e Ohrit. Pra po kërkojnë zbatim. Mirëpo, marr parasysh faktin që tanimë kanë humb besimin në zotimet e kësaj qeverie edhe në implementimin e tyre, vlerësoj që kërkojnë hapa të prekshëm sa i përket kësaj kërkese të tyre në mënyrë që të kemi votën në mbledhjen e Komitetit të Ministrave”, tha Musliu-Shoshi.

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Lexo po ashtu A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Deputetja e PDK-së po ashtu theksoi se Qeveria duhet të ketë koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Ajo potencoi se Qeveria duhet të lobojë edhe tek vendet të cilat janë jo njohëse të Republikës së Kosovës, por janë anëtare dhe kanë votë në Komitetin e Ministrave të KiE.

“Ajo çka unë vlerësoj është që të ketë koordinim të plotë dhe të merren parasysh kërkesat e aleatëve tanë sidomos të shteteve njohëse e po ashtu të loboj edhe tek vendet të cilat nuk e kanë njohur Republikën tonë”, tha Musliu-Shoshi.

E pyetur se ç’mendon për lobimin e Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në KiE, ajo tha: “Nuk pritet dhe nuk besoj që ka shqiptarë që pret që Serbia të loboj për anëtarësim të Kosovës në asnjë organizatë apo të njihet si shtet. Pra mos lobimi i saj, normal që është i pritshëm, e dimë që shkel edhe Marrëveshjen e Ohrit. E dimë që shkelë dhe marrëveshjet paraprake të Brukselit, mirëpo Serbia nuk ka respektu asnjë marrëveshje të arritur deri më tani.

Pra, nuk është asgjë e re dhe që Serbia ka një lobim të fuqishëm, të jashtëzakonshëm kundër Republikës së Kosovës, kjo është evidente”, tha ajo.

“Tani aty janë 46 vende anëtare, e nga 46, 34 e kanë njohur Republikën e Kosovës, mirëpo neve na duhen 31 vota vota, në mënyrë që të anëtarësohemi. Shpresoj dhe inkurajoj Qeverinë, kryeministrin, ministren e Punëve të Jashtme, presidenten që të mos kursejnë asgjë dhe të bëjnë lobim, sepse është momentumi që Kosova ta shfrytëzojë dhe të jetë anëtare e plotë në organizatën më të rëndësishme politike që është Këshilli i Evropës”, tha ndër të tjera Musliu-Shoshi.

Ndryshe, kanë mbetur dhe disa ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës (KiE) e cila pritet të mbahet këtë muaj për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Lajme
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë

Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori