LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takohet me ambasadorin e Bullgarisë, i ofrohet mbështetje për rrugën euroatlantike të Kosovës

Konjufca takohet me ambasadorin e Bullgarisë, i ofrohet mbështetje për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Ambasadori Gudjev e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të reja të vendit, duke konfirmuar njëherësh edhe gatishmërinë e Bullgarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale”.


“Z.Gudjev ritheksoi veçmas gatishmërinë e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe përkrahjen e shtetit bullgar për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Kryekuvendari Konjufca, duke e falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, e ka uruar ambasadorin Gudjev për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme në Bullgari, si dhe ka shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të shtetit bullgar, me theks të veçantë në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme ekonomike, arsimore e kulturore”, vijon njoftimi.

Tutje, në njoftim thuhet se “Situata me pandeminë dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinave ishte po ashtu në fokus të takimit, me ç’rast u konstatua se lufta kundër pandemisë mbetet prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori